Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vdes Seadi i Kafazit të Artë
English

Vdes Seadi i Kafazit të Artë

Gostivar, 27 shkurt, NOA Foto update - Mbrëmjen e djeshme ka vdekur në një aksident tragjik një prej personazheve të njohur për publikun shqiptarë në spektaklin "Kafazi i Artë", në edicionin e tretë të tij, Seadi.

Sead Zeadini ose i njohur vetëm me emrin Sead, ka humbur jetën dje një aksident automobilistik së bashku me dy persona të tjerë, të afërm të tij. Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase, të cilat japin dhe detaje për aksidentin.

Ngjarja ka ndodhur në Maqedoni, në Gostivar-Kërçovë, rreth orës 22:00, në afërsi të pikës së karburantit "Bunar Petrol". Në vendin e aksidentit kanë ndërruar jetën, Seadi, i cili drejtonte automjetin dhe personi i ulur në sediljen e parë të veturës "Opel Astra" me targa të Shkupit, një i afërm i tij, që sipas mediave është kunata.

Gjithashtu mediat maqedonase shkruajnë se edhe udhëtarët që ndodheshin prapa, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë, kanë marrë lëndime të rënda dhe janë në gjendje serioze për jetën.

Të lënduarit janë dërguar në Klinikën e Shkupit. Drejtuesi i kamionit me targa shqiptare, që ishte ndeshur me veturën ka marrë vetëm dëmtime të lehta.

Ekspertët e policisë kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Si shkas i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe kushtet e papërshtatshme në komunikacion, për shkak të lagështisë.

Seadi, djali nga Shkupi ka marrë pjesë një spektaklin realiti shownë Tiranë disa vite më parë. Ai arriti në finale dhe pati një lidhje me vajzën nga Tirana, Aulona.

m.xh/NOA

KOMENTE