Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhi një shtëpi në Gjirokastër, arrestohet
English

Vodhi një shtëpi në Gjirokastër, arrestohet

Gjirokastër, 27 shkurt, NOA - Një person i akuzuarpër vjedhje banese është mundësuar të vihet në pranga nga forcat e policisë sëGjirokastrës. Lajmi bëhet me dijeni prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, dukepohuar se i ndaluari është Mitat Kamberi, 25-vjeç, lindur në Durrës dhe banuesnë Elbasan.

Ndalimi i tij u bë për arsye se ndaj tij është bërë njëdenoncim prej personit me inicialet A.Ç, me banim në lagjen Zinxhira të Gjirokastrës,sipas të cilit Kamberi i ka vjedhur banesën e vëllait pasi ai ndodhet mefamiljen përkohësisht në Greqi.

Eshtë raportuar se Mitat Kamberi ka vjedhur nëkëtë banesë një televizor, një DVD, një sobë druri dhe një aparat SAT+ .

Ndërkaq, disa prej sendeve si DVD dhe aparatinSAT +, Mitat Kamberi ia ka kthyer denoncuesit të tij, ndërsa sendet e tjera ika shitur.

Pas këtij kallëzimi, forcat e policisë së Gjirokastrëskanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e tij, ndërsa ishte strehuar në këtëqytet tek një i afërm i tij.

Materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrëspër veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE