Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zhvendosen statujat e Apolonisë
English

Zhvendosen statujat e Apolonisë

Tiranë, 27 shkurt, NOA - Do të zhvendosen statujat që deri dje kanë qenë të ekspozuara në Portikun e Apolonisë. Rrëshqitjet e dheut kanë sjellë shqetësime për drejtuesit e Parkut Arkeologjik, të cilët kanë menduar të përgatiten për të parandaluar dëmtimet e mundshme. Pas zhvendosjes së objekteve më të vogla si pitosa, sarkofagë apo objekte qeramike, dje kanë mbërritur disa specialistë gjermanë që do të merren me statujat.

Kjo masë parandalon dëmtimin e tyre në rast të ndonjë shembjeje të mundshme të Portikut. "Statujat do të vendosen në një vend më të sigurt në depot e Apolonisë", shprehet drejtori i Parkut Arkeologjik, Marin Haxhimihali. Specialistë të ardhur nga Gjermania do të ndihmojnë për zhvendosjen e statujave.

Përveç Portikut, shembje dhe dëmtime të mëdha kanë ndodhur në murin rrethues të parkut, si dhe të një zonë të re arkeologjike, e cila është gërmuar muajt e fundit të vitit 2009. Drejtori i Parkut Kombëtar Arkeologjik të Apolonisë, Marin Haxhimihali, ndërsa ka dhënë alarmin e shembjes së muzeut, javën e kaluar, ka vijuar të prononcohet për mbrojtjen e monumenteve dhe vlerave arkeologjike, të cilat qëndronin të ekspozuara në muzeun aktualisht të rrezikuar nga shembja.

Mësohet se është mundësuar largimi i pjesës më të madhe të objekteve të zbuluara në Apoloni drejt Institutit të Monumenteve në Tiranë. Rikthimi i objekteve të zhvendosura drejt Tiranës shihet si mjaft i largët, ndërsa nuk është premtuar ndërhyrja në infrastrukturën e dëmtuar të muzeut, portikut dhe murit rrethues.

Drejtori Marin Haxhimihali ka thënë se prej 25 vjetësh nuk është ndërhyrë në infrastrukturën e rënduar të muzeut arkeologjik, i cili sot ndodhet në prag të shembjes së plotë. Prej disa vjetësh në portikun ku ekspozohen gjetjet në qytetin antik të Apolonisë janë konstatuar çarje arkitektonike.

Ky portik ndodhet brenda perimetrit të manastirit. Kjo ka ardhur si rezultat i gërmimeve që janë bërë në vitet ‘90 në pjesën e pasme të oborrit dhe brenda tij. Gërmimet kanë dobësuar strukturat mbajtëse dhe për rrjedhojë çdo vit konstatohen shkarje të këtij portiku.

Për këtë situatë është njoftuar edhe Instituti i Monumenteve që e ka për detyrë mirëmbajtjen dhe restaurimin e monumenteve, por sipas drejtorit, për fat të keq, nuk është marrë asnjë përgjigje konkrete.

m.s/NOA

KOMENTE