Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Amauri, nga e mërkura do të jetë italian
English

Amauri, nga e mërkura do të jetë italian

Itali, 1 Mars NOA - Futbollisti brazilian i Juventusit, Amauri momentalisht po vuan një dëmtim dhe për këtë arsye do të qëndrojë dhe për pak kohë larg fushave të lojës.

Për këtë lojtar ka shumë kohë që flitet për marrjen e nënshtetësisë Italiane dhe me sa duket ky moment ka ardhur pasi ditën e mërkurë për Amaurin pritet që të merret kjo gjë dhe ai të bëhet një lojtar i cili mund të luajë për përfaqësuesen Italiane.

Duke u marrë ky vendim më pas çdo gjë është në dorë të teknikut Lippi i cili do të vendosë në qoftë se do ta thërrasë atë në listën e lojtarëve të cilët do të jenë për të përfaqësuar Italinë në botërorin e Afrikë e Jugut 2010.

Lippi nuk ka shumë mundësi për ta provuar lojtarin me ekipin e tij pasi tashmë nuk ka mbetur dhe shumë kohë për fillimin e botërorit dhe Amaurit i mbeten vetëm disa miqësore në të cilat mund të tregojë vlerat e tij si një lojtar i denjë për të qenë pjesë e përfaqësueses Italiane.

r.b/NOA

KOMENTE