English

Çudia, Palermo mund Juventusin

Torino, 1 mars, NOA - Një ndeshje vërtet befasuese, me një lojë dhe rezultat që i çuditi të gjithë tifozët e saj, ka qenë ajo e zhvilluar dje mes Juventusit dhe Palermos. E vlerësuar si ndeshje kryesore e javës së 26-të në Serie A të kampionatit italian dhe e zhvilluar në stadiumin Olimpik të Torinos, ajo i ka befasuar që të gjithë me dy golat e shënuar nga ekipi i Palermos kundër djemve të njohur bardhezinj.

Të ardhurit nga Siçilia, me anë të kësaj fitoreje, në këtë mënyrë arritën të zënë pozicionin e katërt në tabelë duke e zhvendosur Juventusin në vendin e pestë.

Goli më i bukur ka qenë ai i ish-sulmuesit të Juventusit, Fabricio Miccoli, lojtari i cili shokoi portierin Alex Manninger me një supergoditje nga jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit.

n.e/NOA

KOMENTE