Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Karaxhiç: Kauza serbe, e shenjtë
English

Karaxhiç: Kauza serbe, e shenjtë

Hagë, 1 mars, NOA Update - "Kauza e kombit serb është e shenjtë". Me të tilla fjalë befasuese është shfaqur në seancën e sotme në gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për krimet në ish-Jugosllavi, ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç. "Do të mbroj kombin tim dhe kauzën e tij që është e drejtë dhe e shenjtë", mësohet të jetë shprehur ekzaktësisht Karaxhiç, ndërsa u paraqit në seancë për të dhënë përmbledhjen dhe strategjisë së tij mbrojtëse ose vazhdimin e gjykimit të tij për genocid në Gjykatën e Hagës.

"Ndodhem përpara jush jo për të mbrojtur personin tim, por për të mbrojtur madhështinë e një kombi të vogël në Bosnjë-Hercegovinë, atë të serbëve të Bosnjës, i cili është detyruar të vuajë për 500 vjet", deklaroi Karaxhiç.

Karaxhiç ka marrë përsipër që ta kryejë vetë mbrojtjen në gjykatën e Hagës dhe citimet e lartpërmendura janë pikërisht edhe pjesë e saj.

Kjo është hera e parë që i akuzuari, 64 vjeç, merr pjesë në një seancë të procesit të tij për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, pasi i ka bojkotuar tre seancat e para të zhvilluara gjatë vitit të kaluar.

n.e/NOA

KOMENTE