Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kushner sot në Beograd e Prishtinë
English

Kushner sot në Beograd e Prishtinë

Beograd, 1 mars, NOA - Ministri i Jashtëm francez, Bernar Kushner, do të mbërrijë sot për një vizitë zyrtare në Beograd, ku parashikohet të bisedojë me zyrtarët më të lartë të Serbisë rreth bashkëpunimit dypalësh me Francën. Mediat franceze kanë bërë me dijeni se vizita e ministrit francez ka tre qëllime kryesore: atë të intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale, tregimin e mbështetjes së Francës ndaj proceseve integruese evropiane të Serbisë, si edhe përmirësimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. "Pavarësisht nga dallimet, ekzistojnë sferat në të cilët mund dhe duhet të arrihet marrëveshja, me ndihmën e EULEX-it, sidomos mbi çështjen e policisë, drejtësisë dhe doganës", thuhet në deklaratë nga Ke d' Orsei.

Ndërkaq, parashikohet që pas vajtjes në Beograd, Kushner të takohet edhe me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni.

Takimi bëhet me dije zyrtarisht se do të mbahet në ambientet e ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, në orën 18.00, ku pas tij, parashikohet që ministrat Hyseni dhe Kushner të mbajnë edhe një konferencë për shtyp.

n.e/NOA

KOMENTE