Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
NATO: Parlamenti dhe Qeveria, legjitime
English

NATO: Parlamenti dhe Qeveria, legjitime

Tiranë, 1 mars, NOA Update - Askush në komunitetin euroatlantik nuk ka as më të voglin dyshim për legjitimitetin e parlamentit ekzistues dhe të qeverisë shqiptare. Një fakt të tillë e ka pohuar gjatë një takimi me kryeministrin Berisha, kreu i një delegacioni të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Sergio De Gregorio.

Duke iu referuar bojkotit të institucioneve demokratike nga ana e opozitës, anëtarët e delegacionit të NATO-s ndanë të njëjtin mendim me kryeministrin Berisha se politika nuk mund të ndërhyjë në vendimet e gjyqësorit.

Ndërsa kryeministri Berisha i shprehu delegacionit parlamentar të NATO-s falënderimet e tij për mbështetjen dhe ndihmën e çmuar qe asambleja Parlamentare i dha Shqipërisë për realizimin e projektit madhor kombëtar, anëtarësimit në NATO ne Samitin e Prillit 2009, ne Strasburg-Kehl.

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s vlerësoi rolin dhe kontributin e Shqipërisë në misionet e Aleancës, si dhe në misione të tjera, në shërbim të paqes e sigurisë së vendeve, si dhe rolin e rëndësishëm të Shqipërisë tashmë si një aleat i saj.

Gjithashtu, parlamentarët e NATO-s theksuan se debati demokratik zhvillohet në parlament dhe se bojkoti i institucioneve demokratike është një qëndrim i pakuptimtë.

n.e/NOA

KOMENTE