Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
NATO: Zgjedhjet ishin të rregullta
English

NATO: Zgjedhjet ishin të rregullta

Tiranë, 1 mars, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është takuar me përfaqësues të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. "Është i jashtëzakonshëm progresi që Shqipëria ka bërë drejt BE-së dhe, roli juaj në Aleancën e Veriut është shumë i rëndësishëm," thanë nga ana e tyre përfaqësuesit e këtij delegacioni.

Ata janë anëtarët e komisionit të marrëdhënieve transatlantike të Asamblesë, përfaqësues të Italisë, Francës, Britanisë, Spanjës, Portugalisë, Polonisë etj, kryesuar nga Sergio De Gregorio.

Nga ana tjetër, ata përcollën mesazhin nga qeveritë e vendeve tyre se vlerësojnë hapat e mëdha të Shqipërisë dhe se mbështetja është e plotë në përshpejtim të proceseve integruese. "Jam shumë e kënaqur për intensifikimin e shkëmbimeve mes Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe parlamentit shqiptar", - tha kryetarja e Kuvendit. Më tej shtoi se mbështetja e qeverive të përfaqësuesve të NATO-s për arritjen e ngjarjes historike të anëtarësimit në NATO, ka qenë shumë e rëndësishme dhe ne shpresojmë në integrimin e afërt të të gjitha vendeve të rajonit në NATO. "Edhe pse politika e NATO-s, nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë me procesin e integrimit në BE, do t'u ishim mirënjohës qeverive tuaja edhe për mbështetjen për liberalizimin e vizave, e po ashtu edhe për statusin e vendit kandidat", tha Topalli për këtë fakt. Më tej, anëtarët e delegacionit garantuan se do ua përcjellin këtë apel të kryetares, qeverive të tyre, të cilat, siç thanë ata, po rrisin gjithnjë e më shumë mbështetjen për Shqipërinë, falë progresit në reforma. Ndërsa lidhur me zgjedhjet e fundit në Shqipëri, u tha se disa prej përfaqësuesve të delegacionit ishin pjesë e vëzhguesve që ndoqën nga afër procesin elektoral dhe thanë se "janë dëshmitarë se ky proces u realizua më së miri dhe kjo u theksua nga të gjithë ndërkombëtarët".

"Nga këto zgjedhje dolën insitucionet legjitime, qeveria dhe parlamenti dhe jemi të habitur nga disa kundërshtime që vijnë nga opozita. Ne vlerësojmë seriozitetin dhe angazhimin tuaj", pohuan ata.

Ndërsa Topalli vetë ka theksuar se arrija e standardeve në zgjedhjet e 28 qershorit, ishte fitorja e madhe e Shqipërisë dhe ne jemi krenarë për këtë.

n.e/NOA

KOMENTE