Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Levis kap veshje kontrabandë
English

Operacioni Levis kap veshje kontrabandë

Tiranë, 1 mars, NOA - Plot 1300 palë xhinse, 843 çanta femrash, 1228 rrathë flokësh për femra si dhe mjeti me targë DR 6772 D, janë sekuestruar nën kuadrin e operacionit të koduar "Levis", organizuar nga forcat e policisë së kryeqytetit. Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke shtuar se për kontrabandimin e këtyre mallrash veshmbathje janë vënë në pranga dy persona. Mësohet se ata janë 34-vjeçari Artur Terziu dhe 20-vjeçari Erion Lazimi, që të dy banues në Tiranë.

Këta persona u kapën në afërsi të rrugës "5 Maji" në Tiranë, duke transportuar mallra kondrabandë si (xhinse, çanta etj), me automjetin furgon tip "Benz", me targa DR 6772 D.

U ushtrua një kontroll i imtësishëm në ambjentet e subjektit tregtar "Artur Terziu", ku rezultoi se kishte mallra të pajustifikuara me fatura tatimore, të cilat bllokuan në cilësinë e provës materiale si pantallona xhinse të markës Deni, Kosi, Neu Boy dhe Neu Ness etj.

Materialet hetimore i kaluan prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme, për veprën penale të parashikuar nga neni 178 dhe 179 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE