Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrëshqitjet, gjeologët: S'zbatohen masat
English

Rrëshqitjet, gjeologët: S'zbatohen masat

Tiranë, 1 mars, NOA /Nga Blerina Ahmetaj - Asnjë komunë apo prefekturë e zonave ku ka ndodhur fenomeni i erozionit, nuk ka zbatuar masat dhe rekomandimet që kanë dhënë inxhinierët gjeologë. Edhe pse sipas ligjit, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar është këshilltar i shtetit. Drejtoresha e Departamentit të Gjeologjisë Inxhinierike pranë Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, Mimoza Jusufati, thotë se një vit më parë u paralajmërua rreziku nga rrëshqitjet në komunat e Syneit e Kryevidhit, por pas një viti, situata në këto zona ishte dhe më e rëndë.

"Vjet kemi nxjerrë rekomandimet për situatën që u krijua në komunën e Syneit, ku u dëmtuan 11 banesa, por fatkeqësisht një vit më pas, vumë re se nuk ka ndryshuar asgjë. Kishim lënë disa masa, një prej të cilave, pyllëzimi i zonës, masa mbrojtëse për shtëpitë që rrezikohen nga rrëshqitjet, por asgjë nuk është kryer deri më sot. Ne në vitin 2001, në bazë të një projekti kemi hartuar hartat gjeologjike të rrezikut nga fenomenet e ndryshme natyrore, por shohim një indiferencë të komunave për t'i pasur ato në dispozicion", thotë drejtoresha e departamentit të Gjeologjisë.

Nisur nga fenomeni i shtrirë tashmë në gjithë vendin, gjeologët po kryejnë studime në terrenet e prekura nga rrëshqitjet, sipas kërkesave të bëra nga vetë komunat.

Sipas drejtoreshës së Departamentit të Gjeologjisë Inxhinierike, sapo kanë përfunduar tre studime të kryera në dy komunat e Kavajës dhe në një komunë të Lushnjës.

"Kryetari i komunës së Syneit na ka dorëzuar dy kërkesa për studime gjeologjike, një për zonat e shtëpive dhe një tjetër për një segment rrugor i cili është dëmtuar nga rrëshqitjet massive të dherave. Në të tria studimet e përfunduara shohim se shkaku kryesor i rrëshqitjeve janë ndërtimet e banesave në formacione gjeologjike të paqëndrueshme. Një tjetër shkak janë ujërat e depërtuar në këto formacione, qoftë nga reshjet por dhe nga pakujdesitë e banorëve të cilët nuk kanë sistemuar ujërat e zeza dhe ndërkohë kanë shkaktuar dëmtime në tubacionet e rrjetit të ujësjellësit", thonë specialistët e Gjeologjisë.

Pranë departamentit të Gjeologjisë Inxhinierike janë depozituar kërkesa për studime gjeologjike nga gjithë prefekturat e vendit ku spikasin kërkesat e prefekturës së Beratit.

Sipas specialistëve në këtë qark, rrezikohet nga rrëshqitjet kalaja e Beratit.

Studim gjeologjik ka kërkuar dhe bashkia e Tiranës për dy zona, atë të Saukut dhe qytetit Studenti.

Shërbimi Gjeologjik Shqiptar ka kryer rreth 300 studime emergjente gjeologo-inxhinierike që nga viti 2000 e deri sot.

n.e/NOA

KOMENTE