English

Juventus, kthehet Iaquinta

Torino, 2 Mars NOA - Ekipi i Juventusit momentalisht ka një pushim prej 24 orësh në dispozicion dhe më pas do të luajë në një miqësore në të cilën mund të shohim në fushën e lojës Vinçenzo Iaquintan.

Ai do të jetë një rikthim mjaft i rëndësishëm për këtë skuadër pasi në sulmin e saj mungojnë shumë lojtarë, duke përmendur këtu dëmtimet e Giovincos dhe Amaurit në ditët e fundit.

Për Zakeronin më në fund ka ardhur dhe një lajm i mirë pasi ai vetë kishte deklaruar se mungonte një sulmues në këtë ekip dhe Iaquinta do të ishte një rikthim mjaft ideal për të.

Në qoftë se kjo miqësore që ka në program Juventus për Iaquintën do të kalojë me sukses atëherë ai mund të jetë në ndeshjen e fundjavës me Fiorentinën, të paktën për një pjesë të lojës, ku e sigurt do të jetë vetëm prezenca e tij në stolin e skuadrës.

r.b/NOA

KOMENTE