Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2010
 

Lajmet e datës 2 Mars 2010

  • Roberto Mancini ëndërron përfaqësuesen Milano, 3 Mars NOA - Tekniku Italian Roberto Mancini i cili aktualisht është në drejtimin e skuadrës angleze të Manchester City ka shprehur dëshirën e tij për të ardhmen e cila është drejtimi i përfaqësueses Italiane.
  • Kapelo, thirrje tifozëve të mos vërshëllejnë Terrin Londër - Angli, 2 Mars NOA - Në prag të ndeshjes miqësore të Anglisë me skuadrën përfaqësuese të Egjiptit trajneri Fabio Kapelo pasi i ka hequr shiritin e kapitenit Xhon Territ tashmë i ka dalë në mbrojtje atij duke u bërë apel tifozëve që të mos e kundërshtojnë atë në fushën e lojës.
  • Shkon në varreza për të marrë arkivolin e së motrës Saviano, Itali 2 Mars NOA - Një burrë i cili ka qenë mjaft i lidhur me motrën e tij 40 vjeçare e cila ishte ndarë nga jeta në vitin 2008 ka shkuar në varreza dhe ka marrë arkivolin e saj.
  • Nis java "Promovojmë Gjithëpërfshirjen" Aktivitet dedikuar personave me aftësi të kufizuara. Një projekt i përbashkët mes British Council, Fondacionit Vodafone Albania dhe Fondacionit shqiptar për të Drejtat e Njerëzve me Aftësi të Kufizuara, që synon integrimin e mëtejshëm shoqëror të personave me aftësi të kufizuara
  • Shumë televizion sjell pak miq për të rinjtë Romë, 2 Mars NOA - Do të jenë më të pakta raportet shoqërore të adoleshentëve të cilët shpenzojë shumë kohë para televizionit dhe kompjuterit të tyre personal.
  • Polonia miraton sistemin raketor SHBA Varshavë, 2 mars, NOA - Pas Rumanisë, Polonia është shteti i ri i cili i ka miratuar ndryshimet në marrëveshjen amerikano-polake për vendosjen e mburojës kundër raketore në Poloni.
  • Maqedonia, Komitet për azilantët Shkup, 2 mars, NOA - Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e djeshme formoi Komitetin, i cili do të ndjekë kërkesat për azil të bëra nga shtetasit e Maqedonisë në vendet e Bashkimit Evropian.
  • Një iraken vret emigrantin shqiptar në Greqi Athinë, 2 Mars NOA - Një vrasje e shëmtuar mes emigrantësh ka ndodhur pasditen e sotme në Athinë, pasi një kriminel iraken qëlloi duke i marrë jetën një shqiptari, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
  • Timoshenko humb shumicën parlamentare Kiev, 2 mars, NOA - Koalicioni i kryeministres ukrainase Julia Timoshenko u shpërbë duke humbur sot shumicën ekzistuese që kishte në parlament. Kjo ndodhi vetëm tre javë pasi kryetarja e qeverisë Julia Timoschenko, humbi zgjedhjet presidenciale e tashmë ajo ka humbur edhe shumicën në parlament
  • NASA: Tërmeti lëvizi boshtin e Tokës Uashington, 2 mars, NOA - Tërmeti prej 8.8 ballësh i cili goditi Kilin mund të ketë ndryshuar rrotullimin e Tokës dhe mund të ketë shkurtuar gjatësinë e ditëve në planetin tonë.
  • NATO: Kriza pengon integrimin në BE Tiranë, 2 mars, NOA - Kriza politike që ka mbërthyer Shqipërinë kohët e fundit paraqet pengesë në rrugën e integrimit të saj drejt Bashkimit Evropian.
  • Kuzhe: Me Irlandën? Do fitojmë Tiranë, 2 mars, NOA - Në prag të miqësores së nesërme ndaj Irlandës së Veriut, trajneri i ekipit kombëtar shqiptar, Josip Kuzhe, ka deklaruar se kjo është një ndeshje përgatitore dhe pala jonë do të përpiqet të fitojmë diçka.
  • Truri mbetet i ri me jetë aktive Çikago, 2 mars, NOA - Nëse bëjmë një jetë aktive, atëherë truri është i mbrojtur nga sëmundjet dhe plakja. Në fakt, njerëzit që kanë shumë qëllime në jetë dhe janë plot projekte për të ndjekur, kanë një rrezik më të pakët se bashkëmoshatarët e tyre për t'u prekur nga sëmundja e Alzajmerit.
  • Abuzime në zgjedhje, gjoba 3 komisionerëve Tiranë, 2 mars, NOA - Gjykata e shkallës së parë në qytetin e Shkodrës, ka dënuar me 90 mijë lekë gjobë 3 komisionerë për abuzime me procesin zgjedhor të 28 qershorit.
  • Mirel: Serbia të jetë fqinje e mirë Bruksel, 2 mars, NOA - Bashkimi Evropian pret nga Serbia që të zhvillojë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën. Kjo gjë është theksuar edhe në Raportin e progresit të vitit të kaluar që i është dorëzuar Beogradit zyrtar.
  • Bernard Kouchner: BE s'do presë përgjithmonë vendimin e GJND Beograd, 2 mars, NOA - Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner, ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që të marrin një vendim politik për rifillimin e bisedimeve për çështjet teknike.
  • Presidenti dekreton 5 ligje të qeverisë Tiranë, 2 mars, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka deklaruar ditën e sotme disa ligje të qeverisë, të cilat i kanë kaluar së fundmi edhe Kuvendit të Shqipërisë.
  • Topi: Po i përmbushim detyrimet e NATO-s Tiranë, 2 mars, NOA - Si një ndër vendet anëtare të Aleancës më të madhe të paqes dhe sigurisë në botë, vendi ynë do të jetë i angazhuar në vazhdimësi për përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive në kuadër të NATO-s.
  • Berisha përshëndet strategjinë e BB Tiranë, 2 mars, NOA - Duhet të ketë një diskutim të gjerë ekspertësh të Bankës Botërore dhe qeverisë, në kuadrin e strategjisë të re të asistencës së këtij institucioni të njohur financiar ndërkombëtar kundrejt vendi tonë.
  • Kriza greke zbret dhe në Shqipëri Kriza greke po zbret dhe në Shqipëri. Të gjendur pa punë në Greqi, me dhjetëra emigrantë kanë nisur të kthehen në Shqipëri duke e rritur së tepërmi "ushtrinë" e të papunëve dhe thelluar krizën ekonomike.
  • Ruçi: Nismat e PS-së, zgjidhin krizën Tiranë, 2 mars, NOA - Nismat e Partisë Socialiste, paraqitur në Kuvend mbi hetimin e zgjedhjeve, i japin zgjidhje krizës politike së krijuar prej muajsh në vend.
  • KE: Ballkani, s'do pranojmë kërkesat për azil Bruksel, 2 mars, NOA - Vërtet u është hequr regjimi i vizave Shengen me vendet e Bashkimit Evropian, por kjo nuk do të thotë se kanë të drejtë të kërkojnë azil politik brenda tyre vend e pa vend.
  • Formula 1, Hamilton heq dorë nga babi i tij Angli, 2 Mars NOA - Piloti i Formula 1 Luis Hamilton kërkon të bëjë një revolucion për sa i përket karrierës së tij në këtë sport. Tashmë ai është "divorcuar" nga i ati i tij, Antoni dhe nuk do të ketë më praninë e tij në këtë sport.
  • Dunga flet për përjashtimin e Dinhos Brazil, 2 Mars NOA - Trajneri i përfaqësueses Braziliane Carlos Dunga momentalisht ndodhet në Londër pasi është në prag të miqësores së përfaqësueses së tij me atë të Irlandës së Trapatonit.
  • Objektivi i Barçës mban emrin e Villës Spanjë, 2 Mars NOA - Edhe pse ka një ndër organikat më të kompletuara ekipi i Barcelonës vazhdon të mbetet në merkato dhe tashmë është në kërkim të një sulmuesi.
  • Juventus, kthehet Iaquinta Torino, 2 Mars NOA - Ekipi i Juventusit momentalisht ka një pushim prej 24 orësh në dispozicion dhe më pas do të luajë në një miqësore në të cilën mund të shohim në fushën e lojës Vinçenzo Iaquintan.
  • Ekspozitë e veçantë në galerinë "Edward Lear" Berat, 2 mars, NOA - Është hapur këto ditë në ambientet e Galerisë "Edëard Lear" në Berat një ekpozitë e veçantë koleksioni nga Thimi Nika. Janë ekspozuar për të gjithë artdashësit beratas veprat më të njohura jo vetëm të artistëve të qytetit, por dhe emra të njohur të artit pamor.
  • Hetimi i zgjedhjeve, më 18 mars Tiranë, 2 mars NOA - Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare ka vendosur që nismat e Partisë Socialiste për hetimin e zgjedhjeve të shqyrtohen në datën 18 mars.
  • Pjetër Guralumi, koncert në Athinë Athinë, 2 mars NOA - Mbrëmë në kryeqytetin grek, violonçelisti Pjetër Guralumi ka dhënë një koncert me Orkestrën Simfonike të Qytetit të Athinës, me dirigjent Andreas Tselikas interpretoi Saint-Saens, "Koncert për violonçel dhe orkestër op.
  • Topi: Komunizmi nuk dënohet me retorika Tiranë, 2 mars NOA - Dënimet e krimeve të komunizmit nuk bëhen thjeshtë me retorika. Ky është mesazhi që kreu i shtetit Bamir Topi dha dje gjatë një takimi me përfaqësues të Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë.
  • Shpërthen bombola, dy të plagosur Tiranë, 2 mars, NOA - Shpërthimi i një bombole në katin e pestë të një pallati ka sjellë plagosjen e dy personave. Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë në një pallat në afërsi të Ambasadës rumune në Tiranë.
  • Rinia Aktive protestë para Kuvendit Tiranë, 2 mars NOA - Forumi Rinia Aktive zhvilloi sot përpara zyrave të Kuvendit të Shqipërisë një protestë kundër deputetëve të Parlamentit, me moton "Stop politikës së korruptuar.
  • Vodhën te gabi, arrestohen 4 persona Tiranë, 2 mars NOA - Katër persona janë arrestuar ditën e djeshme nga policia e kryeqytetit me akuzën e vjedhjes. Sipas policisë, të arrestuarit kanë vjedhur rroba në tregun e Medresesë dhe pasi i pastronin i nxirrnin sërish në shitje.
  • Riaktivizohet projekti i "bregdetit" Tiranë, 2 mars NOA - Qeveria shqiptare është në negociata me Bankën Botërore për të riaktivizuar projektin e shumë debatuar për korrupsion të bregdetit të jugut, financimi i të cilit u pezullua për një periudhë të pacaktuar kohe.
  • Racizmi, raporti i KiE, romët diskriminohen Strazburg, 2 mars, NOA - Shqipëria vazhdon të raportojë probleme për racizmin dhe intolerancën sidomos ndaj minoriteteve. Raporti i ri për Shqipërinë, i komisionit të Këshillit të Evropës kundër racizmit, vëren se ndërsa ka përmirësime në disa fusha, disa çështje të tjera mbeten shqetësuese.
  • Ligji kundër diskriminimit, arritje për Shqipërinë Tiranë, 2 mars NOA - Ambasadorja e Anglisë në vendin tonë, Fiona Mcllwham ka vlerësuar si një hap mjaft pozitiv miratimin e ligjit për diskriminimin nga qeveria shqiptare.
  • Qeveria greke mblidhet për krizën Athinë, 2 mars, NOA -Kryeministri grek Jorgos Papandreu paralajmëroi për nesër një mbledhje të qeverisë për krizën ekonomike që ka kapur vendin.
  • BE: Investoni që shqiptarët të mos ikin Shkup, 2 mars, NOA - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere ka ftuar qeverinë e Maqedonisë që të investojë dhe të hap vende të reja të punës në rajonet e margjinalizuara, banorët e cilëve në mënyrë masive po e braktisin vendin drejt perëndimit, në kërkim të një jete më të mirë.
  • G99: Imuniteti, mburojë për kriminelët Tiranë, 2 mars, NOA - Lëvizja G99 e cilësoi sot raportin e Departamenti Amerikan të Shtetit si një dokument që njollos vendin në arenën ndërkombëtare.
  • OSBE: Më të ashpër me korrupsionin Tiranë, 2 mars, NOA - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka kërkuar sot nga institucionet ligjzbatuese në vend, që të jenë më të ashpra në dënimet që japin për zyrtarët e korruptuar.
  • Dijetari islamik kundër Al Kaidës Londër, 2 mars, NAO - Një dijetar i njohur islamik sot ka lëshuar fetva, ose verdikt legal islamik, në atë që e quajti "sfidim direkt" të "ideologjisë së dhunshme" të Al Kaidës.
  • PS merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve Tiranë, 2 mars, NOA - Zgjedhja e Gramoz Ruçit në krye të grupit të deputetëve të PS-së, i ka dhënë atij dhe të drejtën për të qenë sot pjesë e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.
  • Rrëzohet ligji për kontrollin e telefonave Berlin, 2 mars, NOA - Gjykata më e lartë e Gjermanisë shfuqizoi sot ligjin për të dhënat e telekomit. Ligji në fjalë krijoi mjaft debate në opinion gjerman, duke qenë se u lejonte autoriteteve të policisë dhe prokurorisë që t'i mbikëqyrin thirrjet private telefonike dhe postën elektronike.
  • Ukrainë, koalicioni s'ka shumicën Kiev, 2 mars, NOA - Fitorja e liderit të opozitës në Ukrainë Viktor Janukoviç, duket se nuk është e plotë. Kryetari i parlamentit të Ukrainës tha sot se koalicioni qeverisës është në kolaps, pasi ka dështuar të tregojë se ende e ka shumicën në parlament.
  • Albin Kurti sfidon EULEX-in Prishtinë, 2 mars, NOA - Ndërsa në zhvillohej seanca gjyqësore kundër Albin Kurtit, në zyrën e lëvizjes "Vetevendosje", vet Kurti ka mbajtur një konferencë për median, duke e cilësuar procesin si një persekutim.
  • Deda: Ruçi u zgjodh unanimisht Tiranë, 2 mars, NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Eltar Deda, deklaroi se Gramoz Ruçi u zgjodh Kryetar i Grupit Parlamentar në mënyrë unanime.
  • Prokuroria e Tiranës, në 2009-n, 7286 kallëzime Tiranë, 2 mars, NOA - Vetëm gjatë vitit që kaloi Prokuroria e Tiranës ka nisur ndjekje penale për të paktën 7286 persona. Të dhënat janë bërë publike në analizën vjetore të prokurorisë së Tiranës, e cila është bërë sot nga drejtuesi i këtij institucioni, Genti Xholi.
  • SHBA: Ballkani, rrugë e drogës Uashington, 2 mars, NOA - Departamenti i Shtetit Amerikan në raportin vjetor për angazhimet globale në evitimin e tregtisë me narkotikë, vlerëson se krahas karteleve meksikane në Amerikën e Mesme dhe në Karaibe edhe Ballkani është shëndrruar në një prej rrugëve kryesore që shërben si tranzit për
  • Ruçi konfirmohet kreu i ri i grupit të PS Tiranë, 2 mars, NOA - Kreu i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, është propozuar që të jetë kryetar i grupit parlamentar të kësaj force politike.
  • Vëzhgim në Paskuqan/ Poliklinika e re pa punë, nuk ka ujë e drita Nga Blerina Ahmetaj Paskuqan, 2 mars, NOA - Është mëngjes, ora 8 e 30 minuta. Jemi në poliklinikën e re të specialiteteve në Paskuqan. Dera e mbyllur na tregon se në godinë nuk ka njeri.
  • Rama: Energjia, të hidhemi në protesta Tiranë, 2 mars, NOA - Çdo shqiptar që nuk e duron dot rritjen e energjisë elektrike apo manipulimin e qeverisë me kutitë e votimit të 28 qershorit, të bëhet gati për protesta dhe vetëm për protesta.
  • Cërvenkovski kundër "Shkupi 2014" Shkup, 2 mars, NOA - Kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, u shpreh kundër projektit qeveritar "Shkupi 2014", për të cilin theksoi se do të iniciojë madje edhe një referendum.
  • Vetëvendosja: Nuk e dorëzojmë Albinin Prishtinë, 2 mars, NOA - Në prag të nisjes së seancës gjyqësore të radhës ndaj kreut të lëvizjes "Vetëvendosje", kjo e fundit ka lëshuar një deklaratë për shtyp, përmes së cilës deklaron "se nuk do ta dorëzojë liderin e saj para një procesi të paragjykuar politik".
  • KEK e KESH, firmosin marrëveshje Prishtinë, 2 mars, NOA - Korporata Energjetike e Kosovës dhe Korporata Energjetike e Shqipërisë janë zotuar për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë si dhe për angazhimin e përbashkët mes tyre në tejkalimin e vështirësive për furnizimin optimal me energji elektrike të të dyja vendeve.
  • Grupi i PS zgjedh krerët e rinj Tiranë, 2 mars, NOA - Grupi kuvendor i Partisë Socialiste, i përbërë nga 64 deputetë gjatë legjislaturës së re parlamentare, pritet që të mblidhet ditën e nesërme në një takim të posaçëm për të zgjedhur drejtuesit e tij në Kuvend.
  • Mashtruan për kredinë, ndalohen 4 persona Lezhë, 2 mars, NOA - Kishin marrë kredi në bankë duke përdorur dokumenta të falsifikuara duke mos i kthyer paratë e marra, e për një akt të tillë janë ndaluar nga policia.
  • Sot funerali i të gjeturve në Devoll Gramsh, 2 mars, NOA - Zhvillohet sot funerali i tre personave të gjetur në rrjedhën e lumit Devol, të zhdukur nga aksidenti fatal rrugor që ndodhi gjatë fundjavës në aksin rrugor Gramsh-Korçë.
  • Kriza në Greqi, mbledhje urgjente Athinë, 2 mars, NOA - Kriza financiare që ka përfshirë Greqinë, do të mbledhë në një takim emergjent qeverinë e këtij vendi. Lajmi bëhet me dijeni nga mediat vendase, sipas të cilave ka qenë vetë kryeministri grek, Jorgos Papandreu, i cili paralajmëroi për nesër një mbledhje krize të qeverisë.
  • Raporti i DASH: Kosova, tranzit i drogës Uashington, 2 mars, NOA - Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi trafikun e drogës, pohon se Kosova është kryesisht një vend tranziti për drogën afgane me destinacion Evropën.
  • Shtyhet inaugurimi i patriarkut Irinej Pejë, 2 mars, NOA - Ishte parashikuar të kryhej në muajin prill, por duket se është shtyrë përtej këtij afati. Fjala është për ceremoninë inaguruese të kreut të kishës ortodokse serbe Irinej, e cila ishte planifikuar të mbahej në Kosovë në miajin prill.
  • Kuvendi diskuton sot draftet e PS-së Tiranë, 2 mars, NOA - Konferenca e Kryetarëve mblidhet sot për të diskutuar mbi propozimet ligjore të dorëzuara disa ditë më parë në Kuvend nga deputetët e Partisë Socialiste për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit.
  • Ndalim qarkullimi, ushtria mbron Kilin Santiago, 2 mars, NOA - Gjendje ndalim-qarkullimi është vendosur në kryeqytetin Santiago, por edhe në qytete të tjera në Kili, vendin i cili u godit nga tërmeti para pak ditësh.
  • Vjen tualeti 'në fund të botës' Skoci, 2 Mars NOA - "Tualeti në fund të botës" kjo është dhe nofka që ka marrë nga e përditshmja "Indipendent" një banjo publike e cila është ndërtuar në një ishull të Skocisë.
  • Pato, 15 ditë jashtë fushave Milano, 2 Mars NOA - Për sa i përket lojtarit të Milanit brazilianit Pato, ishin të gjithë në pritje se sa do të ishte afati i tij i rikthimit në fushat e lojës, pasi kujtojmë që ai mori një dëmtim në ndeshjen e fundit të Milanit kundrejt Atalantës në të cilin ai realizoj dhe një dopietë.
  • Azil në BE, si po përdoret Porti i Durrësit Një dalje në det, jo për të gjitha shtetet është e arritshme ndaj Porti Detar i Durrësit, po shndërrohet këto ditë në një katapultë për të hyrë në Evropë, për shumë shtetas maqedonas të cilët duan të fitojnë azilin politik dhe besojnë se këtë do ta arrijnë në Mbretërinë e Belgjikës.
  • Kriza ekonomike ndikon dhe në ngjyra Romë, 2 Mars NOA - Kriza ekonomike e cila na ka përfshirë tashmë nuk ndikon vetëm në ndryshimin sjelljeve dhe zakoneve tona por dhe në preferencat e ngjyrave.
  • Tenton të vjedhë 35 kg djathë parmixhano Bolonja, 2 Mars NOA - Një hajdut tentoi të vidhte35 kilogramë djathë, jo nga më i liri, por pikërisht nga më i shtrenjti, parmiggiano. Ngjarja ka ndodhur në Bolonja të Italisë ku një 45 vjeçar pasi hyri në një supermarket ku kërkonte të merrte të holla po pasi pa që kasa e tij ishte e
  • Obama mes Medvedevit dhe Putinit Medvedevi po formëson identitetin e tij publik, edhe pse nën hijen e rëndë të Putinit. Presidenti aktual rus shpalli me bujë e krenari se kishte zhvilluar një bisedë të gjatë prej tetë orësh me presidentin amerikan, Obama.
  • Materzai: Zizu më la pa fjalë Romë, Itali, 2 Mars NOA - Ka ardhur menjëherë replika e mbrojtësit të Interit Marco Materzi për të cilin francezi, Zinedin Zidane kishte thënë se nuk do t'i kërkonte asnjëherë falje.
  • Stuhitë vrasin në Evropë Paris, 2 Mars - Të paktën 59 persona kanë humbur jetën nga stuhia e fuqishme, e njohur si Sintija, e cila, fundjavën që shkoi, ka përfshirë Evropën perëndimore.
  • Nisma "24 orë pa ne" dhe në Greqi Athinë, 2 Mars NOA/Niko Anagnosti DW/NOA - Emigrantët e Greqisë u ftuan në ditën e parë të javës në "grevë të bardhë", pra as të punonin dhe as të konsumonin, duke treguar kështu se sa të vlefshëm janë.
  • Raporti i DASH: Në Shqipëri, paga të ulëta dhe korrupsion "Pagat e ulëta, një shoqëri që e pranon gjerësisht ryshfetin, lidhjet e ngushta shoqërore, e bëjnë të vështirë luftën kundër korrupsionit në radhët e policëve, gjykatësve dhe zyrtarëve të doganave"
  • Një vendim i pritshëm "Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili u padit nga dy banorë të Gërdecit, të plagosur rëndë nga shpërthimi i 15 Marsit 2008.