Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuzhe: Me Irlandën? Do fitojmë
English

Kuzhe: Me Irlandën? Do fitojmë

Tiranë, 2 mars, NOA - Në prag të miqësores së nesërme ndaj Irlandës së Veriut, trajneri i ekipit kombëtar shqiptar, Josip Kuzhe, ka deklaruar se kjo është një ndeshje përgatitore dhe pala jonë do të përpiqet të fitojmë diçka.

"Dëshira ime si trajner është që të fitoj, ashtu si edhe e ekipit, por sigurisht që Federata na ka organizuar një ndeshje shumë të fortë. Irlanda e Veriut është një skuadër shumë e mirë, por unë do të përpiqem ta shfrytëzoj këtë sfidë për të krijuar atë atmosferë të mirë që kam kërkuar dhe për të rritur nivelin e lojës", tha Josip Kuzhe lidhur me një fakt të tillë.

Më pas, ai shtoi se çështja Mavraj, që refuzoi të jetë pjesë e kombëtares, e ka vonuar jo pak planin e tij për rregullimin e mbrojtjes, ndërsa pranoi se gjatë gjithë kohës në Shqipëri nuk ka gjetur ende një qendër mbrojtës të mirëfilltë.

"Kur erdha në fillim këtu, Shqipëria kishte pikën e fortë mbrojtjen dhe vuante në sulm, pasi kishte shënuar vetëm me Maltën. U mundova të rregulloja diçka në sulm, ndërsa tani më duhet t'i rikthehem sërish mbrojtjes. Rikthimi i Beqajt, që unë e kam parë vetëm në DVD mendoj se është shumë i rëndësishëm, pasi ai është një pikë shumë e fortë e kësaj skuadre", shtoi trajneri i kombëtares sonë.

Duket se në ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut, problemi kryesor për kombëtaren shqiptare është Lorik Cana, i cili është i dëmtuar.

n.e/NOA

KOMENTE