Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mashtruan për kredinë, ndalohen 4 persona
English

Mashtruan për kredinë, ndalohen 4 persona

Lezhë, 2 mars, NOA - Kishin marrë kredi në bankë duke përdorur dokumenta të falsifikuara duke mos i kthyer paratë e marra, e për një akt të tillë janë ndaluar nga policia.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime të policisë së Lezhës, sipas të cilave fjala është për dy persona të cilët kanë marrë një kredi në degën e "Raifeissen Bank" në Lezhë dhe janë arrestuar në kuadrin e aksionit të koduar "Gjahtari i Kredive".

Mësohet se të ndaluarit janë Migena Shema, 32-vjeçe, ish-oficere kredie në bankën e lartpërmendur; Haxhi Haxhia, 54-vjeç, administrator i firmës "Ulqini shpk", që merret me tregtinë e armëve të gjahut; Martin Gjokhilaj 36-vjeç, punëtorë ndërtimi dhe Nikoll Ndoj, 54-vjeç, edhe ky punëtor; që të tre banues në qytetin e Lezhës.

Arrestimi i tyre u bë pasi in daluari Haxhija, si administrator i firmës "Ulqini shpk", u ka lëshuar vërtetime punësimi 10 personave për t'i paraqitur në bankë, por që kanë rezultuar të pasiguruar.

Përmes këtyre dokumentave, ata kanë mundur të marrin 10 milionë lekë të reja për të ndërtuar një godinë 4-katëshe në qytetin e Lezhës.

Ndërsa Migena Shema, me detyrën e oficeres së kredive, duke përfituar, ka shpërdoruar detyrën duke dhënë kredi konsumatore me anë të dokumentave të fallsifikuara si dhe u ka dhënë kredi personave pa qenë prezent familjarët e tyre.

Për këtë, ajo është ndaluar për veprën penale të "Mashtrimit në kredi","Falsifikim të dokumentave" dhe "Shpërdorim detyre" në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 146, 186, 248 e 25 të Kodit Penal.

Ndërsa tre të tjerët janë ndaluar për veprat penale "Mashtrim me kredi" e "Falsifikim të dokumentave", në bashkëpunim, parashikuar nga 146,186 e 25 të Kodit Penal.

Vazhdojnë hetimet për verifikimin e mëtejshëm të personave të implikuar në dhënie dhe përfitim në mënyrë të paligjshme të kredive.

n.e/NOA

KOMENTE