Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndalim qarkullimi, ushtria mbron Kilin
English

Ndalim qarkullimi, ushtria mbron Kilin

Santiago, 2 mars, NOA - Gjendje ndalim-qarkullimi është vendosur në kryeqytetin Santiago, por edhe në qytete të tjera në Kili, vendin i cili u godit nga tërmeti para pak ditësh.

Sipas autoriteteve vendase, një masë e tillë është ndërmarrë për të shmangur plaçkitjen dhe dhunën, të cilat në raste të ngjashme, si në Haiti përshembull, treguan se janë të pranishme në kësi situatash.

Bëhet fjalë për qytetet Talca, Cauquenes dhe Constitucion, ku në qytetin veçanërisht të prekur Concepción kjo gjendje ishte vendosur pardje, pasi në qytetin me 500.000 banorë pati plaçkitje dhe trazira.

Ndërkaq, mijëra trupa kiliane janë vendosur në qytetin e dytë për nga madhësia në Kili, me qëllim që të rikthejnë rendin, pasi vjedhjet dhe zjarrvëniet nisën të shtohen në Conception një ditë pas tërmetit të fuqishëm vendin. Autoritetet kanë vendosur ndalim qarkullimi dhe raportohen përleshje mes policisë dhe qytetarëve, të cilët kanë bastisur dyqanet për të marrë ushqime dhe se 60 persona janë arrestuar për shkeljen e ndalim-qarkullimit.

n.e/NOA

KOMENTE