Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis java Promovojmë Gjithëpërfshirjen
English

Nis java "Promovojmë Gjithëpërfshirjen"

Aktivitet dedikuar personave me aftësi të kufizuara. Një projekt i përbashkët mes British Council, Fondacionit Vodafone Albania dhe Fondacionit shqiptar për të Drejtat e Njerëzve me Aftësi të Kufizuara, që synon integrimin e mëtejshëm shoqëror të personave me aftësi të kufizuara

Tiranë, 2 Mars NOA - British Council Albania në bashkëpunim me Fondacionin Vodafone Albania dhe Fondacionin shqiptar për të Drejtat e Njerëzve me Aftësi të Kufizuara janë duke organizuar javën e emërtuar "Promovojmë Gjithëpërfshirjen".

Në kuadër të kësaj jave të rëndësishme janë duke u organizuar një sërë aktivitetesh në disa qytete të vendit të cilat synojnë të rrisin më tej ndërgjegjësimin publik për të kuptuar dhe mbështetur më shumë atë pjesë të komunitetit tonë që përballet me vështirësi si pasojë e kufizimit të aftësive të tyre.

Gjatë mëngjesit të djeshëm në Tiranë u organizua një debat ballafaques mes politikëbërësve dhe aktorëve të tjerë të interesuar, i cili u përqendrua në evidentimin e vështirësive që hasin personat me aftësi të kufizuara.

Në takim u mblodhën mendime dhe u propozuan rrugëzgjidhje mbi çështjet e aksesit të këtij grupi shoqëror në arsim, punësim, sport dhe art.

Gjatë aktivitetit e morën fjalën personalitete te rëndësishme, në mes tyre, Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri Britanike Fiona McIlwham, Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Spiro Ksera, Presidentia e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë Liri Berisha, Zëvendësministrja e arsimit dhe shkencës Nora Malaj, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Vodafone Albania, Albi Greva, bashkëpunëtorë të projektit "Promovojmë Gjithëpërfshirjen" të ardhur posaçërisht nga Mbretëria e Bashkuar, etj.

Folësit përforcuan mesazhin e angazhimit të mëtejshëm të të gjithë strukturave shtetërore, të shoqërisë civile, bizneseve dhe organizatave ndërkombëtare për të lehtësuar vështirësitë që hasen nga personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi një theks i veçantë u vendos tek përgjegjshmëria sociale e bizneseve ku një referencë e qartë u bë për Vodafone Albania e cili permes fondacionit të saj përfaqëson një rast shumë të suksesshëm të ndihmës reale që një biznes mund të japë për shoqërinë.

Sakaq, gjatë pasdites në kryeqytet u zhvillua dhe një panel i posaçëm diskutimi mbi aksesin që jepet për personat me aftësi të kufizuara tek arti, kultura dhe sporti, ku morën pjesë shumë personalitete të shquara.

Përfaqësues nga grupi organizator i Lojërave Paraolimpike Londër 2012 theksuan rëndësinë e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në aktivitete sportive të nivelit olimpik botëror.

Gjatë takimit u fol edhe për përvojën shqiptare të përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në aktivitete sportive duke u dhënë si shembull konkret organizimi i Lojrave Oplimpike Speciale dedikuar personave me aftësi të kufizuara.

Përfaqësuesi i Fondacionit Vodafone Albania konfirmoi mbështetjen për organizimin sërish në vitin e ardhëm të Lojërave Olimpike Speciale për Personat me Aftësi të Kufizuara në Shqipëri, të cilat janë mbështetur për dy vite rresht nga ky Fondacion.

Këto aktivitete sensibilizuese kulmuan në Akademinë e Arteve në mbrëmje, me një performance të mrekullueshme dansi nga grupi StopGAP UK dhe Albania Dance Theater Company.

Këto grupe përbëhen nga artistë profesionistë mes të cilëve dhe persona me aftësi të kufizuara.

Kjo performancë e shkëlqyer ishte një mesazh i qartë i mundësive të çdo grupi shoqëror për të dhënë kontributin e vet në përhapjen e kulturës dhe artit. Aktivitetet do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme në qytetet e Durrësit dhe të Vlorës.

e.r/NOA

KOMENTE