Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama mes Medvedevit dhe Putinit
English

Obama mes Medvedevit dhe Putinit

Medvedevi po formëson identitetin e tij publik, edhe pse nën hijen e rëndë të Putinit. Presidenti aktual rus shpalli me bujë e krenari se kishte zhvilluar një bisedë të gjatë prej tetë orësh me presidentin amerikan, Obama. Ndërkohë që kryeministri rus, Putin zhvilloi një bisedë 90-minutëshe- jo pa qëllim- me presidentin amerikan, Obama, kur ky i fundit kreu një vizitë në Moskë, në fundin e verës që shkoi

Nga "Washington Post"

"Kriza ekonomike nuk duket se është ndjerë ndopak në stomakun tuaj", vëzhgon Vladimir Putini, ndërkohë që është i pranishëm në një drekë që nisi me pjatën e pjesës së pasme e të ngrirë të mishit të viçit. "Të gjithë ju dukeni të ushqyer, të veshur e të mbathur po aq mirë".

Një taktikë kjo e mirëfilltë e një agjenti të shërbimeve sekrete, një prej shumë të tillave që kryeministri rus hedh në popull për ta manipuluar. Njëherazi, shërben edhe si porosi i tërthortë për 45 akademikë dhe gazetarë të huaj të pranishëm në këtë drekë, e që duket sikur u thotë "ju kam këtu, në xhepin e vogël të pantallonave".

Gjithçka e tillë ka ndodhur në këtë lloj "dreke pune" të shtruar në një dacha, në rrethinat e Moskës. Të 150 minutat e këtij debati të ashpër, davaritën çdo lloj reje dyshimi se vetë dhe vetëm Putini është "babai i kombit", timonieri i vërtetë i Rusisë, edhe pse bashkëpunëtori i tij, Dimitri Medvedev, kryeson Presidencën ruse qysh prej rreth 20 muajsh. Putini e shprehu qartë idenë e tij se ka për synim të rimarrë postin e lënë në duar të tjera brenda një periudhë trevjeçare.

Megjithatë, në një mbledhje të zakonshme me kabinetin e tij dhe në prani të Medvedevit, të mbajtur një javë më parë - e që kësaj here u hap "me medaljet e karavidheve" - ai u bëri të ditur pjesëmarrësve se ishte duke përpunuar idetë e tij rreth hamendësimeve të deritashme, se çdo do të ndodhë me të deri në vitin 2012. Duke sulmuar - me fjalë të përgjithshme - korrupsionin dhe hapat pas që po hedh ekonomia në vend, Medvedevi po formëson identitetin e tij publik, edhe pse nën hijen e rëndë të Putinit.

Presidenti aktual rus shpalli me bujë e krenari se kishte zhvilluar një bisedë të gjatë prej tetë orësh me presidentin amerikan, Obama. (Ndërkohë që kryeministri rus, Putin zhvilloi një bisedë 90-minutëshe- jo pa qëllim- me presidentin amerikan, Obama, kur ky i fundit kreu një vizitë në Moskë, në fundin e verës që shkoi). Shtëpia e Bardhë i kupton përparësitë që i ofrohen nëse ajo mbështet e nxit Medvedevin, duke e ngritur imazhin e tij publik si "sozia ruse" e Obamës: një udhëheqës i ri që lufton për t'i dhënë një hov të ri, për një ndryshim rrënjësor e shndërrim tërësor të kombit të tij që ka mbetur në vendnumëro.

Presidenti rus e ka shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë se e ardhmja u takon këtyre të dyve: "Me George W. Bushin, kemi diskutuar për orë të tëra dhe u kemi dhënë zgjidhje jo pak çështjeve të rëndësishme", u shpreh Medvedevi nëpërmjet një përkthyesi.

Ndërkaq, me Obamën "mund të flasim për të gjitha çështjet. Obama shpreh atë që mendon dhe jo atë që mendojnë ndihmësit e tij. Duket që ka një mendim të tijin, të lirë e të pavarur. Kjo është gjëja më e rëndësishme që po përpiqem të theksoj…Diskutimet tona kanë qenë dhe mbeten shumë frytdhënëse". Në lidhje me marrëdhëniet që ka pasur me ish-presidentin amerikan, Bush, ai as nuk e fsheh cinizmin dhe as nuk e kursen ndopak pezmin e tij, kur shprehet në mënyrë të përmbledhur se përgjatë tetë viteve kishin humbur së bashku shumë mundësi të arta. "Georgi - siç e thërret rëndom - dhe unë kemi qenë miq, madje të afërt, por nuk duket se shërbeu për gjë". Shpërfaqja publike dhe sunduese e Putinit në arenën ndërkombëtare është për t'u vlerësuar me nota të larta. Detyra kryesore e një funksionari të shërbimeve sekrete është të thyejë e më pas të nënshtrojë vullnetin e lirë të ‘homologut", që ta përdorë për qëllimet e veta. Putini u përpoq me zell ta arrinte këtë qëllim me Bushin. Nuk ia doli dot mbanë. Por ai as nuk harron e as nuk e fal këtë dështim vetjak. Obama dhe ekipi i tij duhet të jenë të vetëdijshëm se duke u bazuar vetëm në marrëdhënie me interesa të ndërsjella, me marrëveshje të respektuara pikë për pikë, mund t'ia dalin mbanë ndaj një Rusie të udhëhequr nga Putini.

Me Medvedevin problemet shfaqen paksa më të koklavitura. Çfarë mund të pritet më shumë nga një udhëheqës që mjaftohet duke u qarë se "Rusinë po e qeverisin zyrtarët e korruptuar" dhe duke u ankuar se "industria jonë e pazhvilluar mbijeton falë burimeve natyrore, të cilat po shteren dita-ditës, si të gazit ashtu edhe të naftës"? Disa analistë e vlerësojnë tandemin Putin-Medvedev si loja e "policit të mirë dhe policit të keq". Por një situatë e tillë, e parë me një vështrim më të ftohtë, të bën me dije se ky tandem ka mundësuar një ekuilibër të qenësishëm në Kremlin. Medvedi, pa dyshim që në shumë raste ka qenë një avokat mbrojtës i kalibrit të lartë për Putinin.

E, siç ndodh rëndom, avokatët e mirë ndikojnë fort te klientët e tyre, madje ndonjëherë edhe kur lënë diçka të mangët nga ajo çka kërkon apo beson të arrijë klienti i tyre. Putin shprehet se ai dhe Medvedevi "kanë gjak të njëjtë", edhe pse "ndajnë mendime të ndryshme për çështje të ndryshme".

Nga ana e tij, Medvedevi nuk e fsheh kënaqësinë e sedrës së përkëdhelur, kur përballet me kësi lloj përshkrimesh. "Nuk jam edhe aq i sigurt për këtë. Kemi këndvështrime të ndryshme për disa tema të rëndësishme, si për shembull, roli që duhet të luajë Rusia në Organizatën Botërore të Tregtisë", shton ai, pa u ndalur më gjatë për t'u shpjeguar imtësisht. Shëmbëlltyra më e qartë që më vjen ndërmend në këto çaste kur dua të përshkruaj këto figura, është ajo e "dy lobeve të të njëjtit tru". Putini shpërfaq ‘lobin' e personalitetit hakmarrës të rusëve, ku ngërthehet sedra e sëmurë dhe mbindjeshmëria, ndërkohë që te Medvedevi spikat ‘lobi' mbresëlënës i intelektualëve dhe elitës ruse.

Një ngërthim i këtij ‘personaliteti të dyfishtë' - Putin & Medvedev - duket se do të sundojë Rusinë përgjatë një çerek shekulli, apo edhe më gjatë.

KOMENTE