English

Pjetër Guralumi, koncert në Athinë

Athinë, 2 mars NOA - Mbrëmë në kryeqytetin grek, violonçelisti Pjetër Guralumi ka dhënë një koncert me Orkestrën Simfonike të Qytetit të Athinës, me dirigjent Andreas Tselikas interpretoi Saint-Saens, "Koncert për violonçel dhe orkestër op.33", si dhe pjesë nga kompozitori Gabriel Faure.

Bashkëpunimi i Guralumit me dirigjentin grek Tselikas ka nisur vite me parë gjatë kohës së Sezonit Ndërkombëtar të koncerteve KLASIK , në kuadër të një bashkëpunimi me Universitetin e Muzikës së Vienës dhe pianisten Emi Aliçka Ebhardt.

Në lidhje me interpretimin e tij solistik me Orkestrën Simfonike të Qytetit të Athinës, instrumentisti është shprehur para se "Koncerti i Saint-Seans-it është një nga më të bukurat, të shkruara për violonçel. Ai hyn në repertorin e preferuar të violonçelistëve, jo vetëm për nga bukuria e kompozimit, por edhe nga teknikat e ndryshme të lojës solistike".

m.s/NOA

KOMENTE