English

Racizmi, raporti i KiE, romët diskriminohen

Strazburg, 2 mars, NOA - Shqipëria vazhdon të raportojë probleme për racizmin dhe intolerancën sidomos ndaj minoriteteve. Raporti i ri për Shqipërinë, i komisionit të Këshillit të Evropës kundër racizmit, vëren se ndërsa ka përmirësime në disa fusha, disa çështje të tjera mbeten shqetësuese.

Romët dhe Egjiptianët vazhdojnë të përballen me vështirësi serioze sociale dhe ekonomike, me nivele më të larta papunësie në krahasim me pjesën tjetër të popullatës dhe kushte jetese jashtëzakonisht të pasigurta.

Ka një raport të lartë të zhdrejtë në lidhje me braktisjen e shkollës në këto komunitete, i cili e rrit cënueshmërinë e tyre nga trafikimi.

Vazhdojnë të raportohen dëbime të familjeve Rome nga shtëpitë e tyre, pa iu dhënë një strehim adekuat alternativ. Përveç kësaj, indiferenca e disa politikanëve ndaj këtyre çështjeve - veçanërisht në nivel lokal - përkeqëson margjinalizimin e këtyre komuniteteve dhe pengon zgjidhjen e problemeve të tyre të përditshme.

Megjithëse Komiteti Shtetëror për Minoritetet ka përftuar eksperiencë, ai prapë kritikohet për mungesën e efektivitetit dhe për faktin që në të nuk përfaqësohen të gjitha grupet minoritare.

Raporti thekson se ky komitet duhet te vendose procedurat e azilit dhe nuk ka ende një sistem të pavarur për hetimin e pretendimeve të keqtrajtimeve nga policia.

Sipas raportit, mbetet i ngadaltë progresi drejt miratimit të një legjislacioni të plotë kundër diskriminimit përfshirë fusha si strehimi, kujdesi shëndetësor, dhe aksesi në shërbimet publike.

Nuk ka një strukturë në Shqipëri që ka shprehur përgjegjësinë për të luftuar diskriminimin racial.

Përveç kësaj, mbetet për tu ngritur një sistem koherent për mbledhjen e të dhënave mbi situatën e grupeve minoritare.

Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës në raportin e tij bën një numër rekomandimesh, midis të cilave tre rekomandimet e mëposhtme do të merren në konsideratë në dy vitet e ardhshme: prezantimi i legjislacionit të plotë civil dhe administrativ kundër diskriminimit të drejtpërdrejtë dhe indirekt;

vendosjen e objektivave të qarte dhe vlerësimi i progresit të bërë në sigurimin e aksesit të përshtatshëm në strehim; sigurimi i mbështetjes me gjuhën shqipe të fëmijëve Romë përpara hyrjes së tyre në shkollën fillore.

b.a/NOA

KOMENTE