Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Energjia, të hidhemi në protesta
English

Rama: Energjia, të hidhemi në protesta

Tiranë, 2 mars, NOA - Çdo shqiptar që nuk e duron dot rritjen e energjisë elektrike apo manipulimin e qeverisë me kutitë e votimit të 28 qershorit, të bëhet gati për protesta dhe vetëm për protesta.

Një thirrje të tillë ua ka drejtuar gjithë qytetarëve gjatë një konference për shtyp, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, sipas të cilit, është e pafalshme situata e rëndë ekonomike në të cilën qeveria Berisha ka futur qytetarët e saj.

"Qeveria hesht para rritjes së energjisë edhe pse ka 25 % të kompanisë së energjisë elektrike, OSSH", tha në fjalën e tij kreu i selisë rozë.

Më pas ai shtoi se ky është një akt skandaloz i qeverisë që ka vjedhur zgjedhjet e 28 qershorit.

"Ne nuk kemi ndërmend ta paguajmë koston e manipulimit të zgjedhjeve, me atë të rritjes së çmimit te energjisë apo të çmimeve. Prandaj, çdo shqiptar që nuk e duron dot këtë të bëhet gati për protesta dhe vetëm për protesta", ka përfunduar deklaratën e tij kryesocialisti Rama.

n.e/NOA

KOMENTE