English

Shpërthen bombola, dy të plagosur

Tiranë, 2 mars, NOA - Shpërthimi i një bombole në katin e pestë të një pallati ka sjellë plagosjen e dy personave. Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë në një pallat në afërsi të Ambasadës rumune në Tiranë.

Sipas policisë, dy të plagosuri janë dërguar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë për djegiet.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit. Ndezja e dritës ka bërë që shkëndija elektrike të ndezë dhe sasinë e gazit që kishte dalë jashtë nga bombola.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë arritur forcat e zjarrfikëseve dhe specialistë të policisë, të cilët janë duke hetuar në lidhje me shkaqet e mundshmesd që kanë sjellë shpërthimin.

m.xh/NOA

KOMENTE