English

Timoshenko humb shumicën parlamentare

Kiev, 2 mars, NOA - Koalicioni i kryeministres ukrainase Julia Timoshenko u shpërbë duke humbur sot shumicën ekzistuese që kishte në parlament. Kjo ndodhi vetëm tre javë pasi kryetarja e qeverisë Julia Timoschenko, humbi zgjedhjet presidenciale e tashmë ajo ka humbur edhe shumicën në parlament. Tani i bie që partia e presidentit të ri Viktor Janukoviç, që konsiderohet pro rus mund të përpiqet të krijojë një qeveri të re koalicioni. E nëse kjo arrihet brenda 30 ditëve atëherë Janukoviç mund të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të reja.

Partitë politike të Ukrainës tani duhet të formojnë një koalicion të ri të shumicës dhe mundet të grupohen rreth partisë së Rajoneve të presidentit.

Janukoviç, i cili bëri betimin si president i Ukrainës muajin e kaluar, është zotuar të krijojë një shtet evropian neutral dhe të mos e lërë vendin në buzë të greminës ekonomike.

n.e/NOA

KOMENTE