Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Po i përmbushim detyrimet e NATO-s
English

Topi: Po i përmbushim detyrimet e NATO-s

Tiranë, 2 mars, NOA - Si një ndër vendet anëtare të Aleancës më të madhe të paqes dhe sigurisë në botë, vendi ynë do të jetë i angazhuar në vazhdimësi për përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive në kuadër të NATO-s. Një fakt të tillë, presidenti i Republikës, i cili është në të njëjtën kohë edhe komandanti i Përgjithshëm i Forcave tona të Armatosura, Bamir Topi, e deklaroi gjatë një takimi me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s të kryesuar nga senatori italian Serxho De Gregorio në kuadër të vizitës së punës që po zhvillon në vendin tonë.

Pasi u uroi mirëseardhjen, Presidenti Topi vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm që Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë me partnerët euroatlantikë dhe veçanërisht me Italinë si vend fqinj, duke vënë në dukje gjithashtu kontributin e trupave tona ushtarake në misionet e ndryshme paqeruajtëse.

Në vijim, presidenti e njohu De Gregorion dhe anëtarët e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të cilët vizitën e tyre të parë për vitin 2010 vendosën ta bënin në Shqipëri, me disa prej zhvillimeve më të fundit në vendin tonë, duke përshëndetur rëndësinë e rifillimit të dialogut politik, dhe më pas u përqendrua kryesisht në përpjekjet për rritjen e standardeve dhe cilësisë të një vendi tashmë anëtar të Aleancës së Atlantikut. Nga ana e tij, De Gregorio dhe anëtarët e tjerë shprehën kënaqësinë e veçantë për takimin me presidentin Topi duke vlerësuar kontributin e vyer e cilësor të dhënë nga paqeruajtësit shqiptarë në misionet anembanë botës si në Irak, Afganistan, Bosnjë-Hercegovinë dhe Çad.

Senatori italian e vlerësoi rolin pozitiv dhe moderator të vendit tonë si faktor shumë i rëndësishëm për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajonin ballkanik duke siguruar gjithashtu që vendet partnere dhe mike do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmesën dhe mbështetjen e palëkundur për përmbushjen e aspiratave integruese evropiane të popullit shqiptar.

n.e/NOA

KOMENTE