Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosja: Nuk e dorëzojmë Albinin
English

Vetëvendosja: Nuk e dorëzojmë Albinin

Prishtinë, 2 mars, NOA - Në prag të nisjes së seancës gjyqësore të radhës ndaj kreut të lëvizjes "Vetëvendosje", kjo e fundit ka lëshuar një deklaratë për shtyp, përmes së cilës deklaron "se nuk do ta dorëzojë liderin e saj para një procesi të paragjykuar politik". "Ne nuk e japim Albinin. Ai nuk do të shkojë në gjykatë për t'iu përgjigjur këtij persekutimi skandaloz. Edhe po të donte të shkonte, ne nuk do ta lejonim atë. Edhe po të donim ne, nuk do të na lejonte populli. Albini i përket Kosovës, dhe i duhet asaj", thuhet në mënyrë të prerë brenda rreshtave të kësaj deklarate.

Më tej, shtohet se deri sot kanë reaguar edhe shumë organizata e shoqata të ndryshme prej ngado ku jetojnë shqiptarët.

"Edhe avokatët e Kosovës, por edhe vetë gjykatësit, janë të një qëndrimi për hedhjen poshtë të aktakuzave absurde të UNMIK-ut, të cilat i ka riaktualizuar EULEX-i. Shumica e policëve të Kosovës po ashtu janë kundër arrestimit të Albinit dhe ndihen të poshtëruar me urdhrat e EULEX-it. Në kohën kur ata janë të etur për arrestimin e njerëzve të korruptuar, apo të strukturave paralele, atyre u jepet urdhër për arrestimin e Albin Kurtit", përfundon deklarata.

n.e/NOA

KOMENTE