English

Vodhën te gabi, arrestohen 4 persona

Tiranë, 2 mars NOA - Katër persona janë arrestuar ditën e djeshme nga policia e kryeqytetit me akuzën e vjedhjes. Sipas policisë, të arrestuarit kanë vjedhur rroba në tregun e Medresesë dhe pasi i pastronin i nxirrnin sërish në shitje.

Të arrestuarit janë; Ervin Golemi, 20 vjeç, Rigels Mata, 24 vjeç, Arben Mejdani, 36 vjeç dhe Adrian Gore, 28 vjeç.

Gjithashtu, policia bënë të ditur se po procedohet në gjendje të lirë shtetasi V.H, 37 vjeç.

"Arrestimi i tyre u bë sepse dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin në një afat kohor prej 3 (tre) muajsh dyshohet se kanë kryer vjedhjen e magazinës së veshmbathjeve të ndodhur tregun e Medresesë në rrugën "5 Maji", në pronësi të një shtetasi, si dhe kanë pastruar produktet e këtyre vjedhjeve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura", thuhet në njoftimin e policisë.

m.xh/NOA

KOMENTE