Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Alkoli, duhani e obeziteti po vrasin shqiptarët
English

Alkoli, duhani e obeziteti po "vrasin" shqiptarët

Tiranë, 5 mars, NOA - Shqiptarët po rrezikojnë të shkurtojnë jetën duke konsumuar alkool dhe duhan e duke u kequshqyer. Gjithashtu, një nga vrasësit e tyre është dhe hipertensioni, i cili po prek një pjesë të madhe të popullatës, gra e burra.

Studimi i parë demografik mbi situatën shëndetësore ka përfunduar analizën e të dhënave dhe publikimi i tyre do të bëhet më 15 mars. Projekti i madh i financuar nga UNICEF e USAID u krye nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Instituti i Statistikave.

Studimi i madh demografik u krye në periudhën e viteve 28 tetor 2008 dhe përfundoi më 26 prill të vitit 2009.

Për mbledhjen e të dhënave u intervistuan 9 mijë persona në shtëpi, gra e burra nga mosha 15 deri në 49 vjeç.

Sipas studimit, shqiptarët, meshkuj e femra kanë rritur dozat e alkoolit dhe duhanit, kanë shtuar sjelljet e riskut duke u prekur nga sëmundjet seksuale të transmetueshme si pasojë e lidhjeve jashtë martesore, është rritur përqindja e të sëmurëve nga hypertension, si dhe mbetet shqetësuese vdekshmëria foshnjore në zonat rurale.

Të dhënat e studimit më të fundit në Shqipëri që i përket viteve 2008-2009, treguan se Niveli i duhanpirjes tek gratë është në moshat 2-24 vjeç (7 për qind), ndërsa te mosha 25-29 vjeç (10 për qind).

Në mesin e burrave, përqindja e duhanpirjes rritet dhe arrin pikun në 56 për qind në moshat 30-34 vjeç.

Duhanpirja te gratë është përqendruar shumë në duhanpirëset femra që jetojnë në kryeqytet 14 për qind, gratë me arsim të lartë 15 për qind dhe gratë me stad të lartë ekonomik 12 për qind.

Studimi tregon shifra të larta përsa i takon konsumit të alkoolit si tek meshkujt dhe tek gratë.

Sipas tij, një në 3 gra ose (32 për qind ), ose 2 në 3 burra ose 65 për qind raportojnë se konsumojnë alkool dhe ata që konsumojnë shumë alkool në 12 muaj janë 30 për qëind e grave dhe 63 për qind.

Më pak se 1 për qind e grave dhe 16 për qind e burrave pinë alkol deri në 5 ditë në javë.

Në lidhje me hipertensionin, raporti për 2008-2009, thotë se 20 për qind e grave dhe 28 për qind e burrave në Shqipëri vuajnë nga hipertensioni.

Të dhënat treguan se kjo sëmundje është një problem serioz shëndetësor në mesin e shqiptarëve të moshuar por 79 për qind e grave dhe 90 për qër qind e burrave me presion të lartë në gjak nuk e dinë se janë me hypertension.

Në lidhje me kequshqyerjen, gjatë 2008-2009 u vu re se 5 për qind e fëmijëve nën moshën 5 vjeç janë nënpeshë në krahasim me moshën e tyre, ndërsa 22 për qind e fëmijëve të kësaj moshe janë mbipeshë ose obezë.

Ndërsa tek të rriturit, më shumë se 3 për qind e grave në Shqipëri janë nën peshë, 39 për qind janë mbipeshë ose obezë prej tyre 30 për qind janë mbipeshë dhe 10 janë obezë.

Përsa i takon sjelljeve seksuale, 27 përqind e burrave dhe 7 për qind e grave kanë sjellje të lartë rrisku pasi në 12 muaj kanë raportuar se kanë pasur një raport jashtë martese/

11 për qind e grave dhe 5 për qind e burrave raportojnë se kanë qenë të prekur nga sëmundje seksuale të transmetueshme.

Të dhënat mbi vdekshmërinë foshnjore tregojnë se ka një rënie të shifrave, nga 26 për 1,000 lindje në 2002 në 18 në 1,000 lindje në 2009.

Por vdekshmëria foshnjore është më e lartë në zonat rurale sesa urbane, 24 vdekje për 1000 lindje në krahasim me zonat urbane 12 vdekje për 1000 lindje.

Ndërkohë niveli i vdekshmërisë foshnjore është më i lartë tek fëmijët që lindin nga gratë e varfra, 21 në 1000 lindje, kurse tek gratë që kanë një stad më të lartë social, 15 në 1000 lindje.

b.a/NOA

KOMENTE