Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2010
 

Lajmet e datës 5 Mars 2010

  • Higuain nuk rinovon, ndërhyn Juventus Spanjë, 5 Mars NOA - Nuk është vetëm emri i Ribery i cili lakohet së shumti në ambientet e klubit të Juventus, ku së fundi është shtuar dhe ai i sulmuesit të Reali të Madridit Higuain.
  • Përfundon kampionati për Owen Angli, 5 Mars NOA - Lojtari i Manchester United Michael Ouwn ka pësuar dëmtimin e radhës në gjurin e tij. Ky problem po bëhet një dëmtim kronik për këtë lojtar, ku do të jetë një mungesë tepër e rëndësishme për Ferguson i cili ka në program dhe ndeshjen në Champions përballë Milanit.
  • Dy të fejuar zbulojnë hajdutin në Facebook Romë, 5 mars, NOA - Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Ascoli Piceno të Italisë. Disa ditë më parë një tetëmbëdhjetë vjeçar është ankuar në polici se ndërsa ai ishte me të fejuarën e tij pranë një kishe në qendër, u është afruar një i panjohur, i cili u ka kërkuar një cigare dhe pastaj të holla
  • Olldashi inauguron Patentat në Fier Fier, 5 mars, NOA - Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka inauguruar sot në Fier godinën e re të DRSHTRr-së si dhe sallën dixhitale të provimit teorik për lejet e drejtimit të automjeteve.
  • PS: Do verifikojmë 74 mijë numra identiteti Tiranë, 5 mars, NOA - Partia Socialiste është gati që të verifikojë 70 mijë numra të rremë identiteti, të cilët sipas saj, u përdorën gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit, duke e manipuluar procesin.
  • Universitetet, pasuri kombëtare "Janë të shumtë studentët e diplomuar jashtë vendit, por edhe në universitetet tona, që jetojnë e punojnë me dinjitet në vende të ndryshme të botës.
  • Edi Rama: Manipulimin zgjedhor po e paguajnë qytetarët Tiranë, 5 mars, NOA - Gjatë bashkëbisedimit të radhës me gazetarët, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka përmendur faktin se qeveria nuk po kujdeset për qytetarët, pasi sipas tij, nuk ka nevojë për votat e tyre ngaqë i vjedh ato.
  • Fëmija më i vogël në botë, 275 gram Berlin,5 mars, NOA - Në Ga¶ttingen të Gjermanisë ka lindur një bebe që peshon vetëm 275 gramë. Djali i vetëm në botë, kaq i lehtë, ka arritur t'i mbijetojë një lindjeje të parakohshme.
  • Koha për heqjen e vizave "Vërej me një farë keqardhje që për të udhëtuar nga Tirana deri në Lubjanë, duhet t'u nënshtrohesh pesë kontrolleve kufitare, pesë ndalesave, ishin gjashtë, por pika e përbashkët Muriqan-Sukobinë e reduktoi në pesë.
  • "Rally i Princeshave 2", gara automobilistike Tiranë, 5 shkurt, NOA - Pas "Rally Albania", garë kjo e cila ka vite që zhvillohet si në shumë vende të tjera, tashmë organizohet edhe në Shqipëi "Rally i Princeshave", në të cilën marrin pjesë vetëm gra dhe vajza të çdo moshe e që sivjet është viti i dytë i saj.
  • Basha: Të krijohet Shengeni ballkanik Tiranë, 5 mars, NOA - Meqë rajoni i Ballkanit përfshihet në vështirësi të lëvizjes së lirë, ku qytetarët duhet t'u nënshtrohen kontrolleve të shumta kufitare, duhet të shqyrtohet mundësia e krijimit të një "Shengeni Ballkanik" për të nxitur shkëmbimin më intensiv të mallrave, kapitaleve dhe ideve
  • Rezoluta: Heqje vizash për Shqipëri-Bosnjë Tiranë, 5 mars, NOA - Bashkimi Europian duhet të njohë përparimin e bërë nga Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina në përmbushje të kritereve për liberalizimin e vizave me të.
  • Gjendet me 4 gjinj, denoncon kirurgun Nju Jork, 5 mars, NOA - E pakënaqur me gjinjtë e saj, amerikania Maria Alaimo ka menduar, si shumë gra, për të kryer një operacion plastik, e vendosur të arrijë qëllimin e saj: Numrin katër.
  • Religjonet, qeveria ngre grup pune Tiranë, 5 mars, NOA - Qeveria do të ngrejë së shpejti një grup pune ndërinstitucional, në nivel teknik, për të mundësuar zbatimin më të shpejtë dhe efikas të objektivave të Strategjisë Kombëtare për Dialogun Ndërkulturor.
  • Topalli mësuesve: Misioni juaj është fisnik Tiranë, 5 mars, NOA - Në prag të 7 marsit, ditës së Mësuesit dhe ditëlindjes së shkollës së parë shqipe, nën kujdesin e kryeparlamentares Jozefina Topalli, Kuvendi hapi dyert në një takim që mblodhi mësues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
  • PD: Rama punon kundër heqjes së vizave Tiranë, 5 mars, NOA - Në strategjinë e tij për bllokimin e liberalizimit të vizave për shqiptarët, kryesocialisti Rama po përdor jo vetëm bojkotin, jo vetëm kërkesat e emisarëve të tij për mos heqjen e vizave në qarqet diplomatike, por ai dje kaloi edhe në shpifje, trillime e fallsifikme të ulta
  • Alonso: S'kam patur si kjo makinë Spanjë, 5 Mars NOA - Piloti i Ferrarit, Fernando Alonso është tepër optimist përsa i përket sezonit të ardhshëm të Formula 1 dhe ndihet tepër i gatshëm për fillimin e tij.
  • Juventus-Inter, ndajnë objektivat Itali, 5 Mars NOA - Dy ndër klubet më të mëdha të kampionatit italian, ai i Juventusit dhe ai i Interit, kanë ndarë lojtarët, të cilët kanë qenë objektivat e tyre të merkatos.
  • Zakeroni: Problemi i Diegos është fizik Torino, 5 Mars NOA - Diego është kthyer në një çështje të vërtetë në ambientet e klubit të Juventus dhe kjo ka ardhur si rrjedhojë e rendimentit të tij jo të mirë në ndeshjet që ka zhvilluar.
  • Leonardo: Roma, ndeshje e vështirë Milano, 5 Mars NOA - Jemi në prag të sfidës së ditës së shtunë dhe tashmë atmosfera e saj është ndezur së tepërmi pasi si Milani dhe Roma kërkojnë të fitojnë këtë garë.
  • Berisha: Do vazhdojmë bashkëpunimin me FMN Tiranë, 5 mars, NOA - Kryeministri Sali Berisha konfirmoi sot se qeveria do të vijojë bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Deklarata e Berishës u bë gjatë një takim përfaqësuesin e FMN-së Gerwin Bell.
  • Kriza greke, si po vjen në Shqipëri Tiranë, 5 mars, NOA/Rajmonda Lajthia - Kriza ekonomike greke ka nisur të japë efektet e para negative tek bizneset shqiptare që punojnë me sipërmarrësit fqinjë.
  • "Betejë" në Pentagon SHBA, 5 mars, NOA - Njeriu i cili plagosi dy oficerë sigurie të Pentagonit ka ndërruar jetë nga plagët vdekjeprurëse që mori në shkëmbim zjarrin me policinë.
  • Turqia: SHBA të bllokojë ligjin e genocidit Ankara, 5 mars, NOA - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutogllu i bëri thirrje administratës së presidentit amerikan Barak Obama që ta bllokojë rezolutën, e cila e njohu si gjenocid masakrën e armenëve nga turqit otomanë gjatë Luftës së Parë Botërore.
  • Alkoli, duhani e obeziteti po "vrasin" shqiptarët Tiranë, 5 mars, NOA - Shqiptarët po rrezikojnë të shkurtojnë jetën duke konsumuar alkool dhe duhan e duke u kequshqyer. Gjithashtu, një nga vrasësit e tyre është dhe hipertensioni, i cili po prek një pjesë të madhe të popullatës, gra e burra.
  • Policia përleshet me protestuesit Athinë, 5 shkurt, NOA - Policia greke u përplas sot me demonstruesit në qendër të Athinës, të cilët protestojnë kundër masave të kursimit të propozuara nga qeveria për të zgjidhur krizën e rëndë financiare që ka goditur vendin.
  • Celularët do të përdoren për veprime bankare Tiranë, 5 mars, NOA - Përdorimi gjerësisht i celularëve nga qytetarët shqiptarë për veprime bankare është një standard që duhet të arrihet me shpejtësi.
  • Identifikohet kufoma në Fier Fier, 5 mars, NOA - Policia e Fierit ka bërë të ditur se trupi i pajetë i gjendur afër rrugës hekurudhore i përket Kastriot B. i vitlindjes 1954, lindur në Elbasan dhe banues ne Fier.
  • PD: Rezolutë për heqjen e vizave Tiranë, 5 mars, NOA - Duke vlerësuar rëndësinë që ka për qytetarët liberalizimi i vizave, Partia Demokratike do të kërkojë në Kuvend miratimin e një rezolute, ku të gjitha forcat politike të shprehin qëndrimet e tyre.
  • Një mijë romë nga Ballkani, azil në Suedi Stokolm, 5 mars NOA - Rreth një mijë Romë, nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia kanë udhëtuar drejtë Suedisë, me shpresën për të fituar më shumë të mira materiale nga ky shtet.
  • Qëndrimi i SHBA për Kosovën nuk ndryshon Beograd, 5 mars, NOA - Në intervistën për gazetën "Blic", ambasadorja e Amerikës në Serbi, Mari Uorlik, ka deklaruar se qëndrimi i SHBA për Kosovën nuk ndryshon.
  • PS: Fshehja e krizës, më e rëndë se kriza Tiranë, 5 mars, NOA - Për Partinë Socialiste, situata ekonomike në të cilën ndodhet vendi nuk ka të bëjë me zhvillimet ndërkombëtare, por me menaxhimin gabuar të qeverisë.
  • QSUT, urgjenca ndërpret operacionet Tiranë, 5 mars, NOA - Urgjenca e kardiologjisë në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza" në Tiranë, nuk ka kryer operacione prej disa ditësh. Shkak është bërë djegia e autoklavës, sterilizuesja e pajisjeve mjekësore pa të cilat nuk mund të kryhen operacionet.
  • Dyshime mbi mrekullitë e Papa Vojtilës Vatikan, 5 mars, NOA - Papa Gjon Pavli II nuk do të shenjtërohet këtë vit. Mediat polake kanë nisur një investigim, mbi atë që është quajtur si mrekullia e realizuar nga papa, i cili vdiq disa vite më parë.
  • Një film në Holliuvd për UÇK Hollivud, 5 mars, NOA / Melina Selimi - Një film për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Hollivud. Lajmi konfirmohet nga burime jozyrtare të Kosovës, që tregojnë se "aktorët e njohur të Hollivood'it, Matt Damon dhe Eric Bana kanë filluar të qarkullojnë sot si emra për të luajtur në filmin më të
  • Harrojeni pranverën, po vjen dimri Milano, 5 mars, NOA - Nga pikëpamja e stinëve në pjesën më të madhe të Europës duhet të kishte ardhur pranvera. Por sipas meteorologëve, i ftohti siberian dhe reshjet do të vazhdojnë dhe për ca kohë.
  • Digjet Drejtoria Arsimore në Gjirokastër Gjirokastër, 5 mars, NOA - Një shkëndijë elektrike ka shkrumbuar materialet e Drejtorisë Arsimore Rajonale në Gjirokastër. Lajmi bëhet i dituar nga policia e Gjirokastrës.
  • Kreu i PS: Vendi në krizë të thellë Tiranë, 5 mars, NOA Update - Vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike, e cila po fshihet enkas nga qeveria për të mos patur kosto, por kjo e fundit herët a vonë ka për t'u vënë në dukje.
  • Rama: Qeveria s'ka më nevojë për qytetarët Tiranë, 5 mars, NOA - Çdo qeveri ka nevojë të bindë qytetarët e tyre se ka nevojë për votat e tyre, po kur këto të fundit merren me pahir përmes një sistemi korrupsioni si ai që është instaluar në Shqipëri, atëherë ajo nuk ndjen detyrimin t'u shkojë pas qytetarëve në aspiratat e tyre.
  • Si aplikohet për Eurimage, përfaqësuesi i lartë në Tiranë Tiranë, 5 mars, NOA / Nga Milena Selimi - I pari përfaqësues i lartë i Eurimages-it (Fondi i Këshillit të Evropës për Kinematografinë Evropiane) që vjen në vendin tonë, Roberto Olla, ka shpjeguar në një seminar të organizuar mënyrën e aplikimit në këtë organizëm, kushtet që duhet të plotësojnë
  • Pranga shoferit, shkaktoi një viktimë Durrës, 5 mars, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 50-vjeçarin Selman Halilaj, lindur në Skrapar dhe banues në qytetin e Durrësit, pasi ka shkaktuar një aksident fatal me pasojë vdekjen e një personi.
  • Këshilltarit të komunës s'i jepet çertifikatë Pojan, 5 mars, NOA - Një këshilltari komune nuk i është lëshuar çertifikatë personale nga kryetari i saj për shkak se nuk kishte paguar taksat vendore.
  • Mbreti Bardhyl të vendoset në Manastir Shkup, 5 mars, NOA - Në vazhdën e aktiviteteve dhe përpjekjeve për vendosjen e skulpturave nëpër sheshet e qyteteve të Maqedoni, të iniciuar nga qeveria e Nikolla Grujevskit për t'i fisnikëruar dhe zbukuruar qytetet, nga qyteti i konsujve dhe qyteti i Kongresit të Alfabetit- nga Manastiri, lindi
  • Gjendet një kufomë, mister shkaqet Fier, 5 mars, NOA - Një kufomë është gjendur orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur fshati Qenas i Fierit, afërrrugës hekurudhore.
  • Nis manifestimi tradicional "Epopeja UÇK" Prishtinë, 5 shkurt, NOA - Ka nisur në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, fillon manifestimi tradicional "Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës".
  • Masakra e Devollit, ende s'nis procesi Devoll, 5 mars, NOA - I pandehuri i masakrës së Devollit, ku mbetën të vrarë tre vëllezër, ende nuk po mund të vihet në gjykimin gjyqësor, pasi procesi ndaj tij po dështon disa herë.
  • I gjenden 4 thasë me kanabis, arrestohet Shkodër, 5 mars, NOA - Plot katër thasë mekanabis sativa i janë gjetur një 54-vjeçari gjatë njëkontrolli të ushtruar në shtëpinë e tij, duke e vënë direkt në pranga nga policët.
  • Dimitris Droutsas: Greqia në krizë, po s'i lutet askujt për para' Athinë, 5 mars, NOA - Në prag të takimit Merkel-Papandreu në Berlin, zv/ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Droutsas, ka deklaruar se "Greqisë nuk i duhen ndihma të drejtpërdrejta financiare të partnerëve në Bashkimin Evropian për përballimin e krizës së huave.
  • Greqi, votohet sot plani anti-krizë Athinë, 5 mars, NOA - Parlamenti grek pritet të votojë ditën e sotme për paketën e kursimeve të miratuar nga qeveria në kuadrin e planit të shpëtimit nga kriza ekonomike që ka përfshirë vendin fqinj.
  • Ukrainasi Janukoviç shkon në Rusi Kiev, 5 mars, NOA - Duket se sapo është zgjedhur presidenti i ri i Ukrainës sapo ka siguruar edhe qeverisjen e re të vendit, duke u rrëzuar Timoshenko si kryeministre, e ka mbajtur "frymën" direkt e në Rusi.
  • SHBA, Turqia heq ambasadaorin Ankara, 5 mars, NOA - Turqia e ka tërhequr ambasadorin e saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për konsultime pas aktit të votimit nga Kongresi Amerikan të një rezolute të posaçme e cila i vlerëson si genocid vrasjet masive të armenëve nga Perandoria Otomane.
  • Maradona: Do të fitojmë botërorin Argjentinë, 5 Mars NOA - Tekniku i Argjentinës dhe legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona është shprehur mjaft entuziast në përfundim të ndeshjes miqësore me Gjermaninë të cilën ata e fituan me rezultatin 1 me 0.