Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Celularët do të përdoren për veprime bankare
English

Celularët do të përdoren për veprime bankare

Tiranë, 5 mars, NOA - Përdorimi gjerësisht i celularëve nga qytetarët shqiptarë për veprime bankare është një standard që duhet të arrihet me shpejtësi. Ky është projekti më i ri i qeverisë "Berisha" për modernizimin shkëmbimeve bankare.

Për këtë qëllim, kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një mbledhje të posaçme për të diskutuar mbi M-Banking (Mobile-Banking), për mundësinë e përdorimit të celularëve nga qytetarët për veprime dhe transferime bankare.

Në këtë mbledhje merrnin pjesë ministri i Financave Ridvan Bode, ministri i Shtetit Genc Pollo, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani, si dhe ekspertë e drejtues nga Ministria e Financave, Këshilli i Ministrave, Enti Rregullator i Telekomunikacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Kreu i qeverisë ka theksuar se kjo metodë do të sjellë një zhvillim të madh në përdorimin e internetit, por edhe është një procedurë që lehtëson qytetarët shqiptarë. Kryeministri Berisha solli shembujt e disa vendeve në të cilat brenda një kohe të shkurtër dhe përmes implementimit të teknologjisë, kjo praktikë ishte përqafuar nga miliona qytetarë dhe ka ndikuar ndjeshëm në cilësinë e tyre të jetesës.

Ky është një shërbim i rëndësishëm, nënvizoi Kryeministri, të cilin shqiptarët duhet ta kenë sa më shpejtë dhe për këtë qeveria do të hartojë një politikë stimuluese dhe një plan efiçent veprimi, në mënyrë që sa më shpejt të kapen nivele të tilla të larta të përdorimit të internetit, nisur edhe nga përdorimi i gjerë i celularëve në Shqipëri.

Kryeministri Berisha ngarkoi ngritjen e një grupi pune, i cili do të fillojë menjëherë nga puna për të hartuar një plan veprimi në këtë drejtim.

m.xh/NOA

KOMENTE