Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dimitris Droutsas: Greqia në krizë, po s'i lutet askujt për para'
English

Dimitris Droutsas: Greqia në krizë, po s'i lutet askujt për para'

Athinë, 5 mars, NOA - Në prag të takimit Merkel-Papandreu në Berlin, zv/ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Droutsas, ka deklaruar se "Greqisë nuk i duhen ndihma të drejtpërdrejta financiare të partnerëve në Bashkimin Evropian për përballimin e krizës së huave. Megjithatë, shtete të rëndësishme në BE duhet t'iu drejtojnë një sinjal të qartë tregjeve financiare".

Z. Droutsas: Çfarë prisni nga takimi i kryeministrit Papandreu me kancelaren Merkel?

- Nga Gjermania si edhe nga të gjithë partnerët e tjerë tanë në Bashkimin Evropian presim një mesazh të fortë dhe të qartë, shprehjen e fortë dhe të qartë të mbështetjes për Greqinë, për qeverinë greke, se asaj i shprehet besimi i plotë.

Besoj se qeveria e re greke nën kryeministrin Jorgos Papandreu që prej fillimit, që prej marrjes së qeverisë para rreth katër muajsh, e ka trajtuar vërtet në një mënyrë mjaft serioze dhe sistematike këtë problem dhe e theksoj se kemi paraqitur një program të hartuar me punë sistematike.

Masa të mëtejshme u morën dhe u bënë të ditura dje siç e dini, masa të forta. Besoj se kjo dëshmon besueshmërinë e kësaj qeverie dhe besueshmërinë e Greqisë.

Sa e rëndë është vërtet gjendja në Greqi? Çfarë pritet ende? Kjo pasi kryeministri grek Papandreu tha këtë javë madje se Greqia ishte në gjendje lufte.

- Është fakt që Greqia po kalon kohë të vështira. Është fjala edhe për perceptimin e Greqisë dhe të ekonomisë greke, se ndodhen edhe nën njëfarë sulmi prej tregjeve financiare ndërkombëtare, prej shumë spekulantëve.

Nuk është e thjeshtë, nëse më lejohet ta them këtë para gjithë publikut, që edhe raportimi mediatik ndërkombëtar mbi Greqinë është nganjëherë tepër kritik ose në tone të gabuara. E gjitha kjo shkakton natyrisht emocione të caktuara në Greqi, në popullsinë greke dhe kjo çështje duhet trajtuar vërtet me kujdes.

A mjaftojnë deklaratat e solidaritetit apo mos kërkohet edhe që Merkel të japë disa miliarda euro?

- Më lejoni ta theksoj edhe një herë fare qartas, se Greqia, qeveria greke nuk ka kërkuar ose nuk u është lutur partnerëve të vet në Bashkimin Evropian dhe natyrisht as Gjermanisë për mbështetje financiare. Ne jemi të mendimit se krizën mund ta përballojmë vetë. Besoj se qasja sistematike dhe masat e prezantuara e dëshmojnë këtë seriozitet. Ne duam dhe jemi në gjendje ta bëjmë këtë vetë. Por, ajo që na duhet është një shprehje e qartë solidariteti dhe natyrisht nga ana tjetër Bashkimi Evropian, partnerët në BE, anëtarët e Eurozonës duhet të mendohen se si mund të shmangen situata të tilla në të ardhmen, se si të gjithë partnerëve në BE, jo vetëm Greqisë, mund t'iu ofrohet një ndihmë më e fuqishme.

n.e/NOA

KOMENTE