English

Fëmija më i vogël në botë, 275 gram

Berlin,5 mars, NOA - Në Ga¶ttingen të Gjermanisë ka lindur një bebe që peshon vetëm 275 gramë. Djali i vetëm në botë, kaq i lehtë, ka arritur t'i mbijetojë një lindjeje të parakohshme. Ai ka lindur qershorin e kaluar, pas 25 jave të shtatzënisë, por lajmi bëhet i ditur sot nga spitali universitar i qytetit. "Kur lindi foshnja ishte 27 centimetra i gjatë", tha zëdhënësi i spitalit, Stefan Veller, për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.

"Pas gjashtë muajsh në kujdes intensiv, ai peshonte 3,7 kg dhe ka lënë spitalin, tani është mirë", shtoi zëdhënësi.

Para fëmijës së Göttingen, rekordi i foshnjave të parakohshme që mbijetojnë pavarësisht nga pesha e tyre, u mbajt nga një japonez, i cili gjatë lindjes peshonte 297 gram.

Foshnja gjermane që peshonte vetëm 275 gram në lindje paraqet për momentin rekord, por lindja e foshnjave nën peshë sot është mjaft e zakonshme dhe ndryshe nga çfarë ndodhte dhjetë vjet më parë, sot janë shumë më tepër shanset e mbijetesës.

a.k/NOA

KOMENTE