English

Gjendet një kufomë, mister shkaqet

Fier, 5 mars, NOA - Një kufomë është gjendur orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur fshati Qenas i Fierit, afërrrugës hekurudhore.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore tëFierit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, gjetja e kufomës ështëlajmëruar nga një person përmes një telefonate në komisariatin e policisë.

Dhe me marrjen e njoftimit, forcat e policisëshkuan menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore rezultoise në rrugën Fier-Seman, rreth 50 metra në perëndim të kalesës së rrugëshekurudhore, në kanalin anësor të kësaj rruge ndodhej vërtet një kufomë eseksit mashkull, rreth 55-60 vjeç.

Personi pa jetë ende vazhdon të jetë ipaidentifikuar, ndërsa trupi i tij u transportua në morgun e spitalit të Fierit,ndërsa vazhdon puna për identifikimin dhe zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave tëkësaj ngjarje.

n.e/NOA

KOMENTE