English

Higuain nuk rinovon, ndërhyn Juventus

Spanjë, 5 Mars NOA - Nuk është vetëm emri i Ribery i cili lakohet së shumti në ambientet e klubit të Juventus, ku së fundi është shtuar dhe ai i sulmuesit të Reali të Madridit Higuain.

Argjentinasi Gonzalo Higuain, me sa duket nuk ka marrëdhënie të mira me klubin madrilen dhe për herë të dytë ka refuzuar rinovimin e kontratës me këtë skuadër duke pranuar dëshirën e tij për tu larguar në drejtim të një skuadre tjetër.

Duke parë këtë situatë të krijuar ekipi i Juventus i cili është në kërkim të një sulmuesi është hedhur menjëherë në sulm për të siguruar shërbimet e këtij lojtari.

Problemi për marrjen e tij nga ekipi i Juventus qëndron tek vlera dhe paga e tij ku kartoni i lojtarit vlen rreth 30 milion euro dhe vetë Higuain kërkon një shifër e cila kap vlerën e 8 milon eurove në sezon, e cila është një shifër shumë e madhe për klubin torinez.

Krhas saj konkurrenca për këtë lojtar është tepër e fortë dhe mjafton të përmendim vetëm skuadrën e Manchester City ku tekniku italian Mançini e kërkon me ngul këtë lojtar.

r.b/NOA

KOMENTE