English

I gjenden 4 thasë me kanabis, arrestohet

Shkodër, 5 mars, NOA - Plot katër thasë mekanabis sativa i janë gjetur një 54-vjeçari gjatë njëkontrolli të ushtruar në shtëpinë e tij, duke e vënë direkt në pranga nga policët.

Bëhet fjalë për Gjovalin Ashtën nga fshatiBleran i Shkodrës, i cili fshihte në shtëpinë e tij 35 kilogramë lëndënarkotike, e llojit kanabis sattiva.

Burime zyrtare policore i thanë sot agjencise se lajmeev NOA se pas informacioneve të agjenteve antidroge,forcat e saj ia kanë behur aty duke ia zbuluar këtë sasi droge.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimete duhura proceduriale dhe hetimore, ndërsa materialet në ngarkim të tëndaluarit Ashta, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës përveprën penale të "Prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike".

n.e/NOA

KOMENTE