Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Juventus-Inter, ndajnë objektivat
English

Juventus-Inter, ndajnë objektivat

Itali, 5 Mars NOA - Dy ndër klubet më të mëdha të kampionatit italian, ai i Juventusit dhe ai i Interit, kanë ndarë lojtarët, të cilët kanë qenë objektivat e tyre të merkatos.

Bëhet fjalë për dy mbrojtësit e ekipit të Barit, Andrea Ranochia dhe Leonardo Bonuçi, të cilët kanë treguar një formë mjaft të mirë këtë sezon në kampionatin Italian të Seria A.

I pari do të shkojë në radhët e ziklatërve të Interit ku për këtë marrëveshje nuk duket se do të ketë probleme. Çmimi i lojtarit është 15 milion euro dhe Morati në këtë tratativë do të fusë dhe lojtarë të tjerë të cilëve Interi i zotëron kartonin dhe është folur se Khrin do të jetë ai që do të shkojë në radhët e ekipit të Barit.

Për sa i përket Bonuçit duket se do të veshë fanellën bardhë e zi të Juventusit ku dhe për të marrëveshja duket se do të përfundojë me sukses ku në të flitet se do të bëjnë pjesë dhe lojtarët Palladino dhe Crisito të cilët janë në pronësi të klubit torinez.

r.b/NOA

KOMENTE