English

Koha për heqjen e vizave

"Vërej me një farë keqardhje që për të udhëtuar nga Tirana deri në Lubjanë, duhet t'u nënshtrohesh pesë kontrolleve kufitare, pesë ndalesave, ishin gjashtë, por pika e përbashkët Muriqan-Sukobinë e reduktoi në pesë. Por janë pesë, më shumë se sa ç'duhen për të udhëtuar nga Ljubjana në Helsinki".

Nga Lulëzim Basha*

"Viti 2009 ishte një vit vendimtar për konsolidimin e konceptit të menaxhimit të integruar të kufirit dhe rrënimin përfundimtar të barrierave hermetike të së kaluarës. Në sajë të mbështetjes së partnerëve tanë europianë dhe euroatlantikë ne krijuam dhe konsoliduam më tej strukturat tona të kufirit, të cilat të angazhuara në luftë kundër krimit ndërkufitar, trafiqeve dhe terrorizmit, por të angazhuara në të njëjtën kohë për të përmirësuar thelbësisht lëvizjen e lirë të qytetarëve, ideve dhe mallrave u pajisën me mjetet e nevojshme bashkëkohore për kontrollin dhe mbikqyrjen e kufijve, për kontrollin e dokumenteve të udhëtimit, veçanërisht atyre biometrike, ku ky rajon në vitin 2009 shënoi hapa domethënës përpara edhe në krahasim me vende tashmë anëtare të BE, adoptuan procedurat e kontrollit në vijën e dytë, sidomos ndaj aktiviteteve kriminale të trafikut të lëndëve narkotike, trafikimit të mjeteve motorike etj.

Këtu në Shqipëri, si rezultat i reformave të ndërmarra në kuadër të përmirësimeve strukturore dhe modernizimin e shërbimeve të Policisë së Shtetit, Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, si një strukturë financiarisht autonome realizoi të gjitha planet për ristrukturimin e kapaciteteve njerëzore dhe disponon sot këto kapacitete njerëzore për realizimin e misionit të saj.

Nga viti në vit, burimet njerëzore dhe logjistike u rritën duke garantuar rezultate në rritje në luftën kundër trafiqeve, fenomeneve kriminale përfshire këtu migracionin e paligjshëm drejt vendeve anëtare të BE-së.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar informatizimit. Arma e re, më efikase që strukturat Policisë Kufitare dhe Migracionit tashmë përdorin kundër aktiviteteve kriminale, migracionit tv paligjshëm etj, është Teknologjia e Informacionit.

Aktualisht, në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar, si dhe në të gjitha nivelet e tjera të punës së Policisë Kufitare është instaluar dhe funksionon normalisht sistemi i menaxhimit total të informacionit, T.I.M.S., sistem i cili është ndër më bashkëkohorët dhe më efikasët jo vetëm në rajon por dhe më gjerë.

Ky sistem jo vetëm krijon mundësi të menaxhimit të informacionit mbi shtetasit dhe mjete që hyjnë e dalin nëpërmjet kufirit të Republikës së Shqipërisë, por gjithashtu duke qene i integruar me sisteme të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare si ai i INTERPOL-it, mundëson identifikimin e personave dokumenteve dhe mjeteve në kërkim.

Më lejoni shkurtimisht të përmend risitë në Policinë Kufitare dhe Migracionit në drejtim të përmirësimit të strukturave të saj në vitin 2009.

1- Shtrirja e Sistemit në të gjithë shërbimet e Policisë Kufitare dhe Migracionit, në pika kalimi kufitar, në strukturat nga niveli lokal, rajonal dhe qendror. Pra te gjitha strukturat e Policisë Kufitare dhe migracionit kanë akses dhe mund ta përdorin këtë sistem.

2- Integrimi i sistemit me sistemet e tjera. Aktualisht sistemi TIMS është integruar dhe konsultohet në mënyrë automatike me sistemin prodhimit te pasaportave biometrike. Gjithashtu, nëpërmjet sistemit TIMS te gjitha Pikat e Kalimit Kufitar si shërbimeve te tjera sipas aksesit te dhënë në interes të punës, kanë akses në bankën e të dhënave të INTERPOL-it për kontrollin e personave, dokumente dhe automjete ne kërkim.

3- Zgjerimi i përdorimit te ketij sistemi u konkretizua me krijimi e regjistrit elektronik kombëtar për të huajt. Ne interes te kontrollit te te huajve qe kërkojnë te hyjnë, hyjnë, qëndrojnë dhe punojnë ne republikën e Shqipërisë është ndërtuar Regjistri elektronik kombëtar për te huajt, pjesë e të cilit janë E-viza, E-Leja e Qëndrimit, E-leja e punës dhe moduli i masave ndaluese dhe kufizuese.

Ky regjistër jo vetëm menaxhon informacionin mbi të huajt online ndërmjet strukturave te ndryshme ne Republikën e Shqipërisë, por nëpërmjet konsultimit të automatizuar të informacionit qe gjendet ne TIMS, ne modulet e regjistrit, apo sistemet e tjera të integruara tashmë, identifikon dhe njofton strukturat përgjegjëse mbi të huajt që gjenden në territor në mënyrë të paligjshme si dhe nuk mundëson procedura si të pajisjes me vizë, me leje qëndrimi, me leje pune apo të regjistrimit ne hyrje për te huaj kur ndaj tyre ka masa ndaluese, kufizuese apo nuk përmbushin kushtet për te hyre dhe qëndruar në Republikën e Shqipërisë.

4- Me ane të sistemit TIMS është bërë e mundur monitorimi me kamera e Pikave te kalimit Kufitar, i instalimit të lexuesve automatikë te targave te automjeteve ne Pikat kryesore te kalimit Kufitar, si dhe sapo ka filluar testimi i sistemit te identifikimit te personave ne kërkim nëpërmjet imazheve te fytyrës.

5- Me ane te integrimit te këtij sistemi me bankën e te dhënave te kartotekës kriminale është mundësuar identifikimi i personave ne kërkim nëpërmjet gjurmëve te gishtave me ane te scanerëve live te instaluara ne pjesën me te madhe te Pikave te Kalimit Kufitar.

Një sistem tjetër i vene ne dispozicion te Policisë Kufitare dhe Migracionit, është ai i menaxhimit te Informacionit Kriminal MEMEX.

Strukturat e hetimit dhe analizës se rrezikut te policise kufitare dhe migracionit, si ne nivel qendror dhe rajonal kane akses, hedhin informacioin e grumbulluar nga ana e tyre, konsultojnë informacionin kriminal ne këtë sistem ne interes te punës se tyre te hetimit apo te analizës se rrezikut.

Nje element tjeter i rendesishem per rritjen e sigurise se kufijve eshte bashkëpunimi rajonal dhe vecanerisht ai me vendet fqinje, i cili eshte vleresuar si shume i mire.

Jemi krenar qe bashke me fqinjet tane malazez dhe maqedonas tashme mbikqyrim kufirin sebashku. Se bashku ia kemi ia kemi dale te rrisim efektivitetin e sherbimeve tona te policise kufitare, kemi arritur te demonstrojme me rezultate konkret se mund te punojne bashkerisht shume mire.

Me miqt tane malazez kemi nje pike te perbashket kalimi te kufirit, Muriqan-Sukobine, e cila eshte shembullimi me i mire i menaxhimit te perbashket te integruar te kufirit. Kjo pike kalimi eshte misherimi i perkryer i bashkëpunimit, ku oficere te policise shqiptare dhe malazeze punojne sikur të jene nje.

Të nderuar miq,

Situata në rajon në raport me lehtësinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave është përmirësuar rrënjësisht edhe në krahasim me disa vite më parë, po aq më shumë ne krahasim me fillimin e viteve '90. Megjithatë, vërej me një farë keqardhje që për të udhëtuar nga Tirana deri në Lubjanë, duhet ti nënshtrohesh pesë kontrolleve kufitare, pesë ndalesave, ishin gjashtë, por pika e përbashkëtë Muriqan-Sukobinë e reduktoi në pesë. Por janë pesë më shumë se sa ç'duhen për të udhëtuar nga Ljubjana në Helsinki. Jam i bindur se në kushtet kur të gjitha vendet e rajonit në zbatim të masave për të cilat kanë rënë dakort në këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm të përmirësimit të kapaciteteve tona kufitare, përmirësime që kanë të bëjnë me fushën e sigurisë së dokumenteve të identifikimit, masave dhe teknologjive të kontrollit të kufirit, luftës kundër krimit të organizuar, sikurse edhe në fushën e marrëdhënieve dy e shumëpalëshe, janë zgjeruar hapësirat e bashkëpunimit dhe është rritur dukshem besimi reciprok. Prandaj propozoj që, mbi bazën e arritjeve të përbashkëta të deritanishme, të hedhim një hap më përpara, të dalim edhe njëherë nga mënyrat skematike të mendimit dhe të shqyrtojmë pa asnjë kompleks por me konfidencë me kapacitetet tona dhe me ndershmërinë e bashkëpunimit bilateral dhe shumëpalësh mundësinë e krijimit të një hapësire të "Shengenit ballkanik", që do të lehtësojë më tej lirinë e lëvizjes së qytetarëve tanë dhe do të nxiste shkëmbim më intensiv të mallrave, kapitaleve dhe ideve kaq të rëndësishëm për sigurimin e progresit dhe prosperitetit ekonomik dhe shoqëror të qytetarëve tanë. Ky ushtrim rajonal do të shërbente edhe në kuadrin e demonstrimit të kapaciteteve të të gjithë vendeve të rajonit dhe të rajonit si të tërë për t'u bërë pa vonesë pjesë e integrimit të plotë përgatitjes së integrimit të plotë europian.

Te nderuar Kolege

Te nderuar pjesëmarrës.

Më lejoni qe edhe ne emrin tuaj te falenderoj perzemeresisht bashkeorganizatoret e kesaj konference, DCAF dhe gjithashtu FRONTEX per mbeshtetjen qe vazhdimisht na kane dhene ne realizimin e objektivave tona per menaxhimin e integruar te kufijve.

Shqipëria si dhe Bosnje-Hercegovina janë në pritje është ne pritje te raportit te vlerësimit dhe vendimit mbi liberalizimin e vizave për shtetasit e tyre. Urimi i përfaqësuesit të Sekretariatit të Këshillit sot për tre vendet që tashmë kanë përfituar lëvizjen e lirë dhe për ato që pritet ta përfitojnë së shpejti, i bashkangjitet kërkesave jo vetëm të dy vendeve tona por një vlerësim objektiv të shpejtë dhe pa vonesa të progresit të arritur në të gjitha fushat por dhe kërkesave të përsëritura të Parlamentit Europian dhe të agjencive të tjera qeveritare dhe joqeveritare. Shpresojmë që kjo kërkesë e përsëritur në mënyra dhe forma të ndryshme nga ky ministerial këto dy ditë do të gjejë mbështetjen e duhur në javët dhe muajt në vazhdim për të përmbushur angazhimin e shprehur në rezolutën e Bashkimit Europian më 12 Nëntor të vitit që shkoi.

Duke qene te bindur se detyra jonë më parësore ndaj qytetarëve tanë por edhe ndaj njëri tjetrit eshte qe te vazhdojme me perpjekjet tona te perbashketa per te garantuar nje ambjent sa me te sigurte per qytetaret tane dhe kufij sa me te sigurte nga krimi, angazhohemi edhe njëherë si nëpërmjet kësaj konference dhe veçanërisht deklaratës së përbashkët se puna jonë nuk do të ndalë nuk do të reshtë në plotësimin e kritereve të udhërrëfyesit por ashtu sic demontrohet që tani do të vazhdojë më tej për të krijuar në këtë rajon një hapësirë pozitive, një performancë pozitive të aplikimit të standarteve më të larta, e përsëris standarteve më të larta, sot të aplikuara në hapësirën Schengen. Sot mesazhi ynë është se me të vërtetë krimi është transnacioanl, nuk njeh kufi shtetesi apo kombesi, nuk ka pasaporte, por kufiri i pathyeshem per ta është vendosmeria jone per tu perballur dhe per te fituar cdo beteje, kunder cdo fenomeni kriminal. Vetem keshtu, te gjithe sebashku ne jemi të gatshëm dhe gati të realizojmë detyrën tonë për të qenë qytetarë të familjes së madhe europiane, aspiratë e qytetarëve të çdo vendi të përfaqësuar sot këtu.

* Fjala e mbajtur nga ministri gjatë konferencës së 7 Ministrore mbi Bashkëpunimin për Kufijtë në Europën Juglindore (SEE)

KOMENTE