Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza greke, si po vjen në Shqipëri
English

Kriza greke, si po vjen në Shqipëri

Tiranë, 5 mars, NOA/Rajmonda Lajthia - Kriza ekonomike greke ka nisur të japë efektet e para negative tek bizneset shqiptare që punojnë me sipërmarrësit fqinjë. Ka rritje të çmimeve të produkteve, që importohen nga Greqia si dhe rënie të eksporteve drejt këtij vendi.

Ky fakt po nxjerr në pah vështirësinë e lidhjes së kontratave të reja me sipërmarrësit greke. Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka thotë se qeveria duhet të përshpejtojë miratimin e nismës për amnistinë fiskale, e cila mund të sjellë transferim kapitalesh nga Greqia drejt Shqipërisë.

"Kriza greke ka nisur të reflektohet, natyrisht sektori më i prekur është ai i fasonëve, pasi po ndihet rënie e eksporteve drejt këtij vendi", shprehet Jaka.

Sipas tij, Greqia është në vend të dytë, për nga niveli i shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë, por ky volum duket se ka një tendencë rënëse kohët e fundit, tendencë e cila vjen edhe si pasojë e krizës.

Bizneset kanë nisur të ndjejnë rritjen e çmimeve të lëndëve të para që importohen në Greqi dhe ky fakt ka sjellë rënie të importeve.

Në Shqipëri mbi 20% e tregut bankar është me kapital grek, çka natyrshëm ngre dyshimet për sigurinë tyre.

Por eksperti i financave Adrian Civici thotë, se deri më tani asnjë nga bankat greke në Greqi, e për rrjedhojë edhe bijat e tyre në Shqipëri nuk ka hasur vështirësi financiare.

"Kriza greke është e rëndë, ajo është një krizë e financave publike. Ajo do të ketë efekte në ekonominë tonë, por ajo që mund të themi është se, nuk ka arsye për panik, pasi bankat në vendin tonë monitorohen në mënyrë rigoroze nga Banka e Shqipërisë dhe treguesit e tyre janë më se normalë", thotë analisti ekonomik Civici.

Por nga kriza greke, Shqipëria mund të ketë edhe përfitime. Si pasojë e pasigurisë në tregun grek, një sërë biznesesh mund të vijnë të investojnë në vendin tonë, duke i ofruar lehtësirat e duhura fiskale dhe proceduriale.

r.l/NOA

KOMENTE