English

Leonardo: Roma, ndeshje e vështirë

Milano, 5 Mars NOA - Jemi në prag të sfidës së ditës së shtunë dhe tashmë atmosfera e saj është ndezur së tepërmi pasi si Milani dhe Roma kërkojnë të fitojnë këtë garë.

Për këtë ndeshje është shprehur vetë tekniku kuq e zi braziliani, Leonardo i cili ka thënë se kjo ndeshje për ekipet do të vlejë më shumë se tre pikët që mund të merren pasi për teknikun e Milanit kjo sfidë është midis dy rivalëve të drejtpërdrejtë.

Për tu vënë re tek këto dy ekipe është rruga që kanë patur ato në kampionatin italian e cila është pak a shumë e njëjtë pasi të dy ekipet e nisën me mjaft vështirësi këtë sezon dhe më pas arritën të rikuperonin gjendjen e tyre duke u ngjitur në majat e klasifikimit.

Për këtë ndeshje Leonardo i ka tërhequr vëmendjen ekipit të tij duke theksuar se ekipi i Romës është mjaft kompetitiv dhe zhvillon një lojë mjaft të bukur.

r.b/NOA

KOMENTE