English

Maradona: Do të fitojmë botërorin

Argjentinë, 5 Mars NOA - Tekniku i Argjentinës dhe legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona është shprehur mjaft entuziast në përfundim të ndeshjes miqësore me Gjermaninë të cilën ata e fituan me rezultatin 1 me 0.

"Për ne ndeshja me Gjermaninë ishte si një çerekfinale e botërorit dhe unë i kërkova djemve të fitonin këtë ndeshje dhe të realizonin një lojë të pëlqyeshme, gjë që në fund u plotësua", - deklaroi Maradona në përfundimin saj duke u shprehur mjaft i kënaqur për lojën që zhvilloi ekipi i tij.

Krahas saj tekniku argjentinas theksoi se ka një ekip mjaft të mirë dhe ata do të jenë ndër pretendentë kryesorë për fitimin e këtij titulli.

Këtë herë ndryshe nga të tjerat pamë që Maradona ishte tepër i qetë dhe madje ai u shpreh mjaft optimist për sa i përket ekipit të tij.

r.b/NOA

KOMENTE