Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbreti Bardhyl të vendoset në Manastir
English

Mbreti Bardhyl të vendoset në Manastir

Shkup, 5 mars, NOA - Në vazhdën e aktiviteteve dhe përpjekjeve për vendosjen e skulpturave nëpër sheshet e qyteteve të Maqedoni, të iniciuar nga qeveria e Nikolla Grujevskit për t'i fisnikëruar dhe zbukuruar qytetet, nga qyteti i konsujve dhe qyteti i Kongresit të Alfabetit- nga Manastiri, lindi ideja dhe propozohet që në këtë qytet, të vendoset mbreti ilir Bardhyli. Historiani, prof.dr. Reshat Nexhipi, hodhi idenë që në Manastir të vendoset përmendorja e mbretit ilir Bardhylit, që do të dëshmonte edhe për praninë në vazhdimësi të shqiptarëve në këto troje.

Në arsyetimin e vet, prof.dr. Reshat Nexhipi, thekson: "Përderisa për Filipin, ose Aleksandrin, mund te pretendohet kështu ose ashtu, mbreti Bardhyl është mbret ilir që konsiderohet si themelues i Mbretërisë ilire. Emri Bardhyl, është emër tipik shqiptar, që buron nga fjala "bardh, bardhësi, dritësi, shkëlqim" dhe asesi nuk mund të shpronësohet nga askush. Së dyti, kjo do të ishte një lloj satisfakcioni për shqiptarët e Manastirit, që kanë ngelë "diasporë e vërtetë nga tërsia shqiptare".

Në vazhdim, prof. dr. Reshat Nexhipi, duke arsyetuar propozimin për Mbretin Bardhyl, shton se që para 2.400 vjetëve, ai zhvilloi një luftë të ashpër në Pellagoni, ku pësoi humbje të mëdha në njerëz, që sipas burimeve historike, fusha është ujitur me gjak, ndërsa lumi që rrjedh aty pranë, është quajtur sipas asaj beteje, Erigon- (emri do të thotë "lumi i zi" në gjuhën maqedonase Crna Reka, një përkthim nga emri i saj më parë thrak, Erigon, që do të thotë "e zezë", e ngjashme me "érebos greke".

Nga shënimet historike për Mbretin Bardhyl, hasim në këto të dhëna: Bardhyli, (rreth 449 p.e.s - rreth 356 p.e.s), ishte mbreti ilir jetoi mbi 90 vjetë si pasardhës i tij, në bazë të letrave antike mirret mbreti Grabo. Nga kjo lë të kuptohet se ai duhet të ketë vdekur rreth viti 356 p.e.s .

Bardhyli udhëhoqi ilirët në fushatën e vitit 393 p.e.s kundër Amyntës dhe e detyroi atë t'i paguante atribut vjetor. Qe përsëri ai që theu përpjekjet e Aleksandrit II në vitin 369 dhe të Perdikës III më 360 p.e.s për t'u çliruar nga kjo gjendje. Tentativa e Perdikës përfundoi me dështim të plotë. Ai mbeti në fushën e betejës së bashku me 4 000 maqedonë të tjerë. Kjo qe humbja më e rëndë që pësuan maqedonët në vargun e përpjekjeve të tyre për t'u çliruar nga ilirët.

Bardhyli njihet si themelues i shtetit të parë në gjithë trevat e Ilirisë, organizoi një ekonomi të fuqishme dhe një ushtri të madhe.

Në vitin 385 p.e.r. Bardhyli u lidh me sunduesin e Sirakuzës (Itali). Më 383 p.e.r. ai mundi Amynten II (mbret me zë i Maqedonisë), e detyroi atë të paguante një atribut dhe njëkohësisht u mori atij peng Filipin (më të voglin e djemve që do të bëhej tepër i dëgjuar) duke ua dhënë atë tebanëve. Në vitin 369 p.e.r. Bardhyli theu Aleksandrin II (djalin e madh të Amyntës), kurse në vitin 360 p.e.r. shpartalloi Perdikën III (mbret maqedonas) dhe në vitin 359 p.e.r. u ndesh me vetë Filipin II.

NOA-INA

KOMENTE