English

Një film në Holliuvd për UÇK

Hollivud, 5 mars, NOA / Melina Selimi - Një film për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Hollivud. Lajmi konfirmohet nga burime jozyrtare të Kosovës, që tregojnë se "aktorët e njohur të Hollivood'it, Matt Damon dhe Eric Bana kanë filluar të qarkullojnë sot si emra për të luajtur në filmin më të ri që ka për temë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Tema e këtij filmi bazohet në librin best-seller të Craig Jurisevic "Blood in My Hands".

Pretendenti I tretë vazhdon të mbetet edhe aktori Sam Uorthington, të cilin e kemi parë të interpretojë në rolin kryesor të filmit "Avatar".

Damon është i njohur për rolin e tij në filmin "Good Uill Hunting" film, i cili mori edhe çmimin Oskar, ndërkaq Eric Bana (aktor me prindër kroat por shtetas australian) njihet për rolin e tij në filmin "Munich" dhe në filmin "Troja".

Sipas burimit, të gjithë aktorët kryesorë përfshirë regjisorët dhe producentët, do të zgjidhen gjatë muajit mars dhe prill ku edhe do të detajohen më saktësisht projekti për këtë film, i cili ka zgjuar interesim të madh edhe për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëse filmi realizohet atëherë ai do të jetë filmi i parë që flet për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për masakrat serbe në Kosovë.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE