Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Olldashi inauguron Patentat në Fier
English

Olldashi inauguron Patentat në Fier

Fier, 5 mars, NOA - Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka inauguruar sot në Fier godinën e re të DRSHTRr-së si dhe sallën dixhitale të provimit teorik për lejet e drejtimit të automjeteve. Investimi në fjalë ka një vlerë prej 28.480.000 lekësh të reja. "Sistemi i dixhitalizimit në dhënien e provimit teorik për lejet e drejtimit të automjeteve ka një rëndësi të veçantë, pasi eliminon dhe ata elementë të vegjël negativë të ryshfetit, duke rritur kështu ndjeshëm cilësinë e drejtuesve të rinj të mjeteve", u shpreh ministri Olldashi.

"Projekti i dixhitaizimit te provimit të teorisë për lejet e drejtimit ka filluar si një projekt pilot para dy muajsh në Durrës dhe sot pothuajse e kemi përfunduar në të gjithë vendin.

Javën që vjen inagurojmë sallat e reja dixhitale të teorisë për dhënien e provimit teorik për marrjen e lejeve të drejtimit në Gjirokastër dhe Berat", tha Olldashi gjatë ceremonisë.

Të pranishëm në këtë inaugurim ishin edhe deputetët e qarkut të Fierit, Mesila Doda dhe Vasillaq Ngresi si dhe drejtori i Përgjithshëm DPSHTR-së, Kreshnik Bozhdo.

n.e/NOA

KOMENTE