English

PD: Rama punon kundër heqjes së vizave

Tiranë, 5 mars, NOA - Në strategjinë e tij për bllokimin e liberalizimit të vizave për shqiptarët, kryesocialisti Rama po përdor jo vetëm bojkotin, jo vetëm kërkesat e emisarëve të tij për mos heqjen e vizave në qarqet diplomatike, por ai dje kaloi edhe në shpifje, trillime e fallsifikme të ulta për sistemin e identifikimit të qytetarëve shqiptarë.

Një deklaratë e tillë ka mbërritur sot nga selia blu, përmes zëdhënëses Erla Mëhilli, duke iu referuar dëshmive të dhëna dje nga kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, për manipulime me kartat e identitetit në seancë plenare.

"Ruçi paraqiti dëshmitë e tij falco për sistemin e lëshimit të letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike duke nxjerrë para kamerave dokumenta të prodhuara nga Taulant Balla në kazinonë e tij të preferuar në Tiranë dhe i serviri ato si letërnjoftime elektronike të prodhuara nga dy-tre herë për të njëjtin person", tha Mëhilli mbi një fakt të tillë.

Sipas saj, me këtë sulm armiqësor ndaj liberalizimit të vizave, "Edvin Rama hoqi çdo maskë dhe u tha shqiptarëve se është i gatshëm të mos ndalet para përdorimit të çdo të keqe për t'i ndëshkuar ata për qëllime personale".

n.e/NOA

KOMENTE