English

Pranga shoferit, shkaktoi një viktimë

Durrës, 5 mars, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 50-vjeçarin Selman Halilaj, lindur në Skrapar dhe banues në qytetin e Durrësit, pasi ka shkaktuar një aksident fatal me pasojë vdekjen e një personi. Kjo bëhet me dijeni nga forcat e policisë, sipas të cilave, i ndaluari në kohën kur drejtonte autoveturën tip Benz me targa DR 3797 B, në segmentin rrugor Shkozet-Plepa, është përplasur me mjetin Rover me targa TR 4444 K me drejtues 44 vjeçarin me iniciale L.GJ, banues në qytetin e Durrësit.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar dhe më pas ka gjetur vdekjen në spitalin e Durrësit 34-vjeçari Drini Alushani, si dhe është dëmtuar 30-vjeçari me inicialet K.M., banues edhe ky në Durrës, i cili pas mjekimit të marrë ndodhet jashtë rrezikut per jetën.

Dy të dëmtuarit po udhëtonin si pasagjerë tek automjeti tip Benz me targa DR 3797 B. Lidhur me ngjarjen në fjalë, u kryen gjithë veprimet e nevojshme proceduriale dhe materialet për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE