English

Qëndrimi i SHBA për Kosovën nuk ndryshon

Beograd, 5 mars, NOA - Në intervistën për gazetën "Blic", ambasadorja e Amerikës në Serbi, Mari Uorlik, ka deklaruar se qëndrimi i SHBA për Kosovën nuk ndryshon.

"Kemi një qëndrim shumë të fortë rreth pavarësisë dhe integritetit të Kosovës dhe besojmë që çështja e statusit është zgjidhur. Do të donim Serbia t'a gjejë rrugën të ecë më tutje në marrëdhëniet me Kosovën dhe të fokusohet në çështjet e përditshme, si dogana, gjyqësia, dritat, që të përmirësohet cilësia e jetës së të gjithë qytetarëve të Kosovës", ka thënë ambasadorja amerikane në Beograd, Mari Uorlik.

Ajo ka shtuar se është në interesin madhor të Serbisë, që në dritën e qëllimit të rëndësishëm të përfshirjes në BE, të gjejë rrugën që të ecë përpara në marrëdhëniet me Kosovën".

Sipas saj, është me rëndësi të ekzistojnë "kanale për bisedime" për gjitha çështjet që ndikojnë në cilësinë e jetës në Kosovë si dhe të ekzistojë vullneti që këto çështje të zgjidhen.

"Do të donim që të shohim që kanalet për bisedime të hapen midis EULEX-it, zyrtarëve qeveritarë dhe të tjerëve, për t'i zgjidhur çështjet më të rëndësishme", ka thënë Uorlik.

NOA/EL

KOMENTE