Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli mësuesve: Misioni juaj është fisnik
English

Topalli mësuesve: Misioni juaj është fisnik

Tiranë, 5 mars, NOA - Në prag të 7 marsit, ditës së Mësuesit dhe ditëlindjes së shkollës së parë shqipe, nën kujdesin e kryeparlamentares Jozefina Topalli, Kuvendi hapi dyert në një takim që mblodhi mësues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Deputetë të Kuvendit patën kënaqësinë të shoqëroheshin në këtë takim nga mësuesit e tyre, por ky takim nuk ishte vetëm shprehje e mirënjohjes së thellë dhe respektit për përkushtimin dhe punën e palodhur të mësuesve.

Për të gjithë të pranishmit ishin çaste emocionale të ndarë ndërmjet mësuesve dhe nxënësve të dikurshëm, disa prej tyre sot deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

Në fjalën përshëndetëse, Topalli u shpreh se prania e kaq shumë mësuesve në një prej sallave që në kohën e regjimit ka qenë sallë e byrosë politike, e ka transformuar atë, duke i dhënë asaj dritë dhe shkëlqim nga dritë e diturisë që mësuesit shpërndajnë ndër breza.

"Ju, mësuesit jeni frymëzuesit më të mëdhej të njerëzimit. Misioni juaj është hyjnor. Ju formësoni të ardhmen. Ju jeni bujarë, misioni juaj i shenjtë është që ju njohuritë tuaja t'ua jepni nxënësve, studentëve. Kjo është e mrekullueshme. Ju na keni mësuar më shumë prej zemrës dhe shpirtit tuaj sesa prej librave. Ndaj edhe ndikimi juaj shtrihet në pafundësi. Ky takim i sotëm është një simbol i mirënjohjes për të gjithë devotshmërinë dhe përkushtimin tuaj pa kufij", u është drejtuar Topalli mësuesve të ftuar në Kuvend.

Nga ana e tij, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqyrem Tafaj, i pranishëm në aktivitet tha se përveç një letre urimi të dërguar për çdo mësues, përshëndeste të gjithë mësuesit shqiptarë kudo që ndodhen.

"Dhuroni vetëm dashuri për nxënësit, ky është çelësi i suksesit në këtë profesion", ishte mesazhi kryesor që mësuesit përcollën në këtë takim.

n.e/NOA

KOMENTE