Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Apel i fortë: Ruhuni në rrugë
English

Apel i fortë: Ruhuni në rrugë

Ministri i Punëve të Brendshme, apelon te qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes në trafik

Prishtinë, 9 mars 2010 NOA - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Zenun Pajaziti i drejtoi sot një apel të fortë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të kenë kujdes në trafikun rrugor, ku pas kushteve të rënda atmosferike në javën e parë të muajit mars të këtij viti, kanë humbur jetën shtatë qytetarë të Kosovës.

Në javën e parë të muajit mars 2010, 7 qytetarë ë kanë humbur jetën tragjikisht, në 5 aksidente rrugore në Republikën e Kosovës. Statistikat e muajit janar dhe shkurt evidentojnë se situata është shqetësuese, ku vetëm për këta dy muaj kemi 35 të vdekur.

Duke i marrë parasysh faktet e lartpërmendura dhe po ashtu kushtet atmosferike që mbretërojnë këto ditë, Pajaziti tha se apelon te qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

"Ju këshilloj që të shmangeni, për aq sa ju lejojnë rrethanat nga vozitja në këto kushte atmosferike. Shfrytëzoni për aq sa ju lejojnë mundësitë transportin publik, apo edhe transportet e tjera alternative", - thuhet në apelin e Pajazitit.

"Apelojmë tek moshat e reja, që mundësisht t'i shmangen vozitjes, veçanërisht në orët e vona gjatë vikendeve. Kërkoj nga të gjithë qytetarët e Kosovës që t'i bashkëngjiten kësaj thirrjeje për ruajtjen dhe shpëtimin e jetëve", - vijon mesazhi apelues i ministrit.

Ndërkohë, Policia e Kosovës, thotë se ka hartuar një plan të përkohshëm të quajtur "Shpëtimi i jetës", me qëllim që t'i minimizojë aksidentet me fatalitet.

"Detajet e planit do t'i prezantohen publikut në ditët në vijim nga Policia e Kosovës", theksohet në apelin dërguar mediave të ministrit të Punëve të Brendshme, z. Zenun Pajaziti.

a.b/NOA

KOMENTE