English

Arsenal kërkon të fitojë pa Fabregas

Angli, 9 Mars NOA - Sfida tjetër e Champions League e cila është në program të zhvillohet ditën e sotme është ajo ndërmjet Arsenalit dhe Portos.

Ndeshja e parë midis këtyre dy skuadrave përfundoi me rezultatin 2 me 1 dhe "topçinjtë", kërkojnë ta kthejnë rezultatin në favor të tyre duke vazhduar më tej në Champions.

Trajneri Venger do të bëjë në këtë ndeshje pa shërbimet e lojtarit kryesor të kësaj skuadre Cesc Fabregas, i cili është dëmtuar dhe do të jetë një mungesë tepër e rëndësishme për ekipin.

Ekipi i Portos ka zhvilluar dy ndeshje me Arsenalin kohët e fundit dhe të dyja herët ajo është mundur nga ekipi i Vengerit, ku në seonin 2006 - 2007, Arsenal ka fituar me rezultatin 2 me 0, ndërsa avitin e shkuar e mundi me rezultatin e thellë 4 me 0.

r.b/NOA

KOMENTE