Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Jemi gati për heqje vizash
English

Basha: Jemi gati për heqje vizash

Ministri i Brendshëm shqiptar, Lulëzim Basha thotë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kriteret që përshkruhen në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave: "Unë mund t'ju them se ajo që ne ndjejmë si Shqipëri, është se ne i kemi plotësuar detyrat tona. Dhe, pasi kemi plotësuar detyrat tona, u kërkojmë ekspertëve dhe Komisionit në veçanti që ta verifikojnë këtë dhe menjëherë, në formën dhe mënyrën siç kanë vepruar për tri vendet e tjera, këtë verifikim që quhet raport i Komisionit, t'ia përcjellin për vlerësim përfundimtar Këshillit të ministrave të Bashkimit Evropian".

"Kur them të gjitha përpjekjet, natyrisht përpjekja kryesore është që t'i përmbushim të gjitha kushtet. Në këtë drejtim, unë deklaroj me bindje të plotë dhe me përgjegjësi të plotë, se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kriteret që përshkruhen në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, që i është dorëzuar Shqipërisë", tha sot Basha duke folur për radion Evropa e Lirë.

Kur po ngushtohen afatet drejt objektivit të shpallur të Qeverisë për lëvizje pa viza të qytetarëve shqiptarë, a janë plotësuar kushtet për liberalizim? Ne i qëndrojmë angazhimit tonë për një vendimmarrje brenda vitit të parë të mandatit tonë të dytë, që në fakt i bie shtatori. Por, nga ana tjetër, po i bëjmë të gjitha përpjekjet që ky proces të përshpejtohet sa më shumë. Kur them të gjitha përpjekjet, natyrisht përpjekja kryesore është që t'i përmbushim të gjitha kushtet. Në këtë drejtim, unë deklaroj me bindje të plotë dhe me përgjegjësi të plotë, se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kriteret që përshkruhen në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, që i është dorëzuar Shqipërisë. Nga ana tjetër, në një numër të madh fushash, siç është siguria e kufirit apo siguria e dokumenteve në instalimin e sistemeve, në trajnimin e personelit, në performancën e suksesshme të realizimit të proceseve të reja të kontrollit kufitar, të prodhimit të dokumenteve të sigurta - ne kemi vendosur dhe po implementojmë standarde të njëjta me ato të Shengenit, apo disa edhe më të përparuara, që sot praktikohen vetëm në një numër të kufizuar vendesh. Ju thoni se kriteret në tërësi janë përmbushur. Por, çfarë po e mban ende peng vendimmarrjen, pra konstatimin në terren nga ana e ekspertëve evropianë se vendi është gati për regjim pa viza? Mendoj se kjo situatë, pra situata kur ekspertët mund të konstatojnë që Shqipëria është gati, ekziston në Shqipëri që prej dy muajsh. Ajo që pritet, është përfundimi i procesit nga ana burokratike. Pra, pas deklarimit të Shqipërisë se është gati për inspektimin, ka ardhur skuadra e inspektimit në dhjetor dhe pastaj në shkurt. Këto skuadra ekspertësh po përgatisin raportet e tyre dhe këto raporte do të përbëjnë bazën e raportit që Komisioni ua shpërndan vendeve anëtare. Pastaj, vendet anëtare, në formën e Këshillit të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë, janë ato që marrin vendimin për adoptimin e të njëjtit vendim, siç kanë marrë edhe me tri vendet tjera. Për këtë arsye, ajo që Shqipëria po bën tani në forma të ndryshme, qoftë nëpërmjet aparatit diplomatik të Ministrisë së Jashtme, por edhe nëpërmjet aktorëve të tjerë në këtë proces, siç është Ministria e Brendshme, Ministria e Integrimit, nën lidershipin e kryeministrit, është një përpjekje në Bruksel për të mos vonuar procesin, e në veçanti ato hallkat e procesit që janë decidive tani, pra përgatitja e raportit nga ekspertët, përpilimi i raportit të përgjithshëm nga Komisioni dhe dërgimi i këtij raporti vendeve anëtare. Javën e kaluar kam qenë në Bruksel, ku jam takuar me tre ministra homologë, të cilët ndodheshin në Bruksel për takimin e ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë, që mbahet atje pothuajse çdo muaj. Jam takuar gjithashtu me Këshillin për Ballkanin Perëndimor, që përbëhet nga përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare në ambasadat e këtyre vendeve në Bruksel apo, të them më mirë, misionet e tyre pranë Bashkimit Evropian, si dhe me euro-parlamentarë. Gjatë këtyre takimeve, pasi kam bërë të ditur, bazuar në fakte dhe vetëm në fakte, stadin aktual të Shqipërisë në raport me kërkesat për heqjen e vizave, kam kërkuar në mënyrë të përsëritur që të mos ketë vonesa në këtë proces. Siç keni vënë re, ministeriali i ministrave të Punëve të Brendshme të rajonit i bëri një kërkesë të drejtpërdrejtë Bashkimit Evropian, që për Shqipërinë dhe Bosnjën të mos ketë vonesa në vendimmarrje. Pra, për mendimin tim, jemi thjesht në fazën e vendimmarrjes, që natyrisht është një kompetencë dhe një e drejtë e Bashkimit Evropian. Rezoluta e miratuar nga ministrat e brendshëm të rajonit, ishte e domosdoshme? A mund të lexohet si frikë për një shtyrje të vendimmarrjes për liberalizim për Bosnjën dhe Shqipërinë? Unë mund t'ju them se ajo që ne ndjejmë si Shqipëri, është se ne i kemi plotësuar detyrat tona. Dhe, pasi kemi plotësuar detyrat tona, u kërkojmë ekspertëve dhe Komisionit në veçanti që ta verifikojnë këtë dhe menjëherë, në formën dhe mënyrën siç kanë vepruar për tri vendet e tjera, këtë verifikim që quhet raport i Komisionit, t'ia përcjellin për vlerësim përfundimtar Këshillit të ministrave të Bashkimit Evropian. Dhe, kur e prisni raportin? Shpresojmë që raporti i Komisionit të jetë gati brenda mesit të prillit, që t'i lërë kohë të mjaftueshme Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian për të përmbyllur procesin e vendimmarrjes brenda presidencës spanjolle. Liberalizimi i vizave me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë përballi Belgjikën me kërkesa për azil nga qytetarët e këtyre vendeve. A mund ta penalizojë Shqipërinë ky fakt, duke pasur parasysh shqetësimin me të cilin e trajtuan vendet Shengen këtë fenomen? Çdo vend ka specifikat e tij. Shqipëria është e vetmja nga vendet e përfshira në proces, që nuk ka përjetuar konflikt etnik apo konflikt të armatosur të çfarëdolloj natyre. Në të njëjtën kohë, Shqipëria është i pari vend që ka nënshkruar marrëveshje të ripranimit dhe i ekzekuton ato, i implementon ato me korrektësi të plotë, të paktën sipas vlerësimeve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu që, çdo vend duhet të gjykohet mbi meritat e veta. Unë kam qenë në kontakt me autoritetet maqedonase për këtë çështje, të cilat më kanë sqaruar dhe më kanë deklaruar se kanë marrë të gjitha masat, në mënyrë që ky fenomen që u vu re këto dy-tri javë apo këtë muaj, të mos përsëritet më dhe që abuzuesit të goditen me rreptësinë e ligjit atje. Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka marrë të gjitha masat për një fushatë informuese për publikun shqiptar, se ç'do të thotë liberalizim vizash - pra, është lëvizje me një regjim të liberalizuar pa viza në territoret Shengen, për një periudhë 90-ditore dhe që nuk jep të drejta të tjera, siç mund të jenë: punësimi apo e drejta e azilit. Kuadri rregullator, kuadri ligjor shqiptar është tashmë tejet i plotësuar dhe marrëveshjet tona me vendet anëtare të Bashkimit Evropian bëjnë të mundur ekzekutimin, pa asnjë vonesë, të parimit të ripranimit, çka, për mendimin tim, përbën garanci të mjaftueshme që me Shqipërinë nuk do të kemi asnjë lloj problemi nga ato të vërejtura në disa nga zonat që kanë përfituar liberalizimin tashmë. Unë kam takuar, siç ju thashë, zëvendëskryeministren dhe ministren për migracione në Belgjikë, ku ia kam bërë të qartë këtë pozicion dhe po kështu është bërë e qartë nga pala belge, që çdo vend gjykohet sipas situatës, specifikës dhe performancës së tij. Dhe, shpresoj e besoj se diçka që ndodh në një vend apo dy vende që tashmë e kanë përfituar liberalizimin e vizave, nuk mund dhe në fakt nuk duhet të ndikojë në asnjë formë dhe mënyrë në një vend tjetër, i cili i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe pret të njëjtën të drejtë, sipas marrëveshjes apo sipas pritshmërisë që ka procesi i liberalizimit të vizave dhe udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Liberalizimi i vizave është vlerësuar nga zyrtarët evropianë si proces tërësisht teknik. Por, a mund të ndikojë negativisht imazhi i vendit, nisur nga situata aspak e favorshme politike? Procesi është thellësisht teknik, por, natyrisht, vendimmarrësit janë njerëz, të cilët ndikohen nga perceptimet dhe nga imazhet, qoftë Këshilli i ministrave, qoftë euro-parlamentarët, dhe në këtë drejtim është e domosdoshme të shkundet çdo lloj përshtypjeje që mund të jetë lënë nga veprimet e disa prej eksponentëve të opozitës, se ata janë më të interesuar në zvarritje të këtij procesi, sesa në përfundimin me sukses të këtij procesi. Shpresoj që rezoluta e propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të enjten, të miratohet në konsensus të plotë nga të dyja grupet kryesore parlamentare, nga mazhoranca dhe nga opozita në tërësi, për t'u lëshuar një sinjal të qartë, në radhë të parë, qytetarëve shqiptarë dhe, në radhë të dytë, Brukselit, se të paktën në këtë çështje politika shqiptare është e bashkuar. /rfe/

KOMENTE