English

Chiellini, asgjë serioze për të

Torino, 9 Mars NOA - Për sa i përket mbrojtësit të Juvetnusit, Georgo Chiellini, i cili u dëmtua në ndeshjen e fundit të ekipit të Zakeronin në Firenze të gjithë ishin në pritje të rëndësisë të këtij dëmtimi.

Pas rezonancës magnetike të cilës iu nënshtrua lojtari bardhë e zi nuk rezultoi një dëmtim serioz për të, ku ai do të qëndrojë jashtë fushave të lojës vetëm për shtatë ditë.

Chiellini do të mungojë në dy sfida të skuadrës së tij, atë me Fulham e cila është në program ditën e ejnte dhe është e vlefshme për Europa League dhe në ndeshjen e bardhë e zinjve me Sienën në Seria A, e cila do të luhet ditën e dielë.

Një mungesë tepër e rëndësishme kjo e mbrojtësit të përfaqësueses Italiane, sidomos në sfidën me Fulham, ku Zakeroni do ta ketë tepër të vështirë të zëvendësojë mbrojtësin kryesor të tij.

r.b/NOA

KOMENTE